Zhurnal/ A ka ndryshuar qëndrim Ditmir Bushati mbi Kumanovën!

Shtypi shqiptar në Maqedoni ka ngritur pikëpyetyje mbi ekuilibrat e politikës së jashtme të qeverisë shqiptare, nisur edhe nga deklaratat më të fundit të ministrit Ditmir Bushati. Gazeta Zhurnal shkruan se “Duke qenë se diplomatët i matin fjalët mirë dhe rrallëherë i përdorin rastësisht ato, bie në sy qëndrimi më i fundit i ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati, lidhur me Kumanovën. Qëndrimet e fundit të Shqipërisë për ngjarjet e Kumanovës ishin që të bëhej një hetim ndërkombëtar dhe se Maqedonia do ta kishte të vështirë rrugën për në NATO nëse nuk zbaton marrëveshjen e Ohrit. Por Bushati e ka hequr termin “ndërkombëtar” nga qëndrimi i tij u fundit dhe ka kërkuar vetëm hetim të plotë dhe transparent. Ja çfarë shkruan në Facebook, Bushati “Gjatë qëndrimit në Ohër, zhvillova një takim me Kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, dhe me përfaqësues të shoqërisë civile. Diskutuam mbi zhvillimet politike më të fundit në Maqedoni, në vijim të bisedimeve që po zhvillohen me ndërmjetësimin e BE–së, mbi hapat që po ndërmerren për zgjidhjen e krizës politike, nevojën e avancimit të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni dhe rëndësinë e zhvillimeve në Kumanovë, duke u ndalur tek nevoja për të pasur një hetim transparent e të plotë”.
Comments
Nuk ka thene asnjehere hetim
<p>Nuk ka thene asnjehere hetim nderkombetar. Ka thene kete qe po thote edhe tani. Mos krijoni situata te pakendshem percarese.</p>
Add new comment