Një inagurim pa shirita nga Xhelal Mziu. "Përgjigje me investime ndaj kërcënimeve të kryeministrit"

Postuar në 16 Qershor, 2015 05:59

Xhelal Mziu u përgjigjet me punë kërcënimeve të kryeministrit. Të paktën kështu e ka komentuar ai vetë inagurimin e 200 metrave rrugë në Bathore. “Kjo është një tjetër përgjigje me punë e Bashkisë, e cila u përgjigjet me investime publike në dobi të komunitetit kërcënimeve të Kryeministrit dhe mungesës së financimeve të qeverisë për Kamzën dhe diskriminimit ndaj qytetarëve të këtij qyteti”-shkruan Mziu. Në këtë inagurim kryetari I bashkisë së Kamzës nuk ka preferuar të presë shirita, por bashkë me një grup personash ka pozuar me dy gishtat lart dhe rrugën e saposhtruar në sfond.

Ne komentin e Mziut renditen edhe disa detaje teknike te rruges:

Rruga “Marin Barleti” ndodhet në lagjen 6 Bathore. Ajo kufizohet me rrugën “Erzeni ” dhe rrugën “Martin Camaj”. Gjatësia e këtij segmenti është 226 ml, me gjerësi 4.2 ml dhe do të ketë kunetë dhe bordurë. Për të gjithë segmentin do të ketë shtresë zhavorri poshtë tubave, shtresë betoni poshtë tubave, tuba betoni, mbushje e plotë me çakull e kanalit të KUN-së.

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.