Ironike, Sejdini në vitin 2012 mori çertifikatë vlerësimi nga Unioni i Gazetarëve. Motivacioni: “Për kontributin, vlerësimin, mbështetjen intelektuale e politike për komunitetin e gazetarëve”

Postuar në 17 Qershor, 2015 02:22

E ndërsa incidenti i kryebashkiakut Qazim Sejdini është ende i freskët, një aktivitet i para tri viteve i jep asaj një përmasë shumë ironike. Në faqen e Bashkisë së Elbasanit pasqyrohet ceremonia e 24 dhjetorit 2012, ku Qazim Sejdini merr një certifikatë vlerësimi nga kryetari i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa. “Mes gazetarëve të të gjitha mediave lokale dhe qendrore, i akorduan Kryetarit të Bashkisë Elbasan Z. Qazim Sejdini “Çertifikatë Vlerësimi”, si Njeriu i Vitit për gazetarët me motivacionin “Për kontributin, vlerësimin, mbështetjen intelektuale e politike për komunitetin e gazetarëve”, thuhet në faqen e Bashkisë. Ndoshta një shpjegim e jep fakti se asokohe në pushtet ishte Sali Berisha.
http://www.elbasani.gov.al/web/Kryebashkiaku_Sejdini_Njeriu_...
s.z

Comments

Submitted by gorezi.d (not verified) on

<p>Ska per tu cuditur,edhe keshilla qe i dha ai gazetarit eshte ne vazhden e ketij Kontributi.Ai i tha :kujdes me pyetjet se nuk jane te gjithe si une,ka edhe Salinj qe djegin gazeta ,apo rrahin gazetare,i plagosin e i perndjekin ,,etj,etj.</p><p>Te gjitha akuzatkudenancohen nga PD apo Berisha,e humbasin seriozitetin e besushmerine.Ne mitingjet e Berishes e te Bashes,nuk i linin gazetaret as te afroheshin,jo me te benin pyetje!!!!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.