Dako-Duma, sërish anomali. Vonohet kandidatja në takimin me kontabilistët e Durrësit, Dako largohet pasi mbaron pjesën e vet?!

U takuan, s’u takuan. Gara për bashkinë e Durrësit mes Grida Dumës dhe Vangjush Dakos pëson “incidentin” e radhës, ku edhe një prani e përbashkët e tyre në një aktivitet të Shoqatës së Kontabilistëve në Durrës, i cili ishte parashikuar për në orën 10:00, nuk u realizua siç duhej. Pas dështimit të emisionit Top Show, ky takim lokal filloi me ardhjen e Dakos dhe përgjigjen e pyetjeve prej tij. Pastaj mbërrin Duma dhe Dako pa kaluar shumë, largohet. Përplasja ka vazhduar me deklaratat e palëve respektive. Stafi i Dumës ka shpërndarë një video kur Dako largohet nga takimi, ndërsa pro Dakos foli Dorian Agalliu, moderator i takimit me Kontabilistët, sipas të cilit Dako në momentin që iku nga takimi, i kishte kthyer të gjitha përgjigjet e kërkuara nga të pranishmit, ndërsa rivalja Duma mbërriti me vonesë.
Comments
Vangjysh Dako e mori
Vangjysh Dako e mori ndeshkin. Tere betonet qe ka hedhur mbi trupin e brishte te Durresit, iu kthyen si shira dy dite para zgjedhjeve. Rruget u mbushen plote, dhe kanalet u hakmorren, dhe gjithcka nxori ne dukje horrlleqet e Vangjos.
Ishte hakmarrje e Memes Natyre, per ateistet pa din e pa iman.
Add new comment