A po përdoret feja për politikë dhe vota? Rama devijon fare rastësisht itinerarin e fushatës për të bërë fushatë me inagurimin e xhamisë së Dragostunjës në Librazhd (Video)

Postuar në 18 Qershor, 2015 03:38

Lidhja e kryeministrit me fenë duket se është forcuar në kohë fushate. Pak ditë më parë në Konispol ai mallkoi ata që nxisin përçarjen fetare dhe etnike, ndërsa së fundmi duke rrugëtuar në Shqipëri në mbyllje të takimeve elektorale, fare rastësisht (të paktën kështu thotë njoftimi zyrtar i zyrës së tij), ai ka devijuar në fshatin Dragostunjë për të vizituar xhaminë e sapoinaguruar në këtë fshat të Librazhdit. “Xhamia e re e Dragostunjës, e cila ka çelur dyert vetëm pak ditë më parë, është institucioni më i ri, jo vetëm fetar, por edhe edukues dhe arsimues për besimtarët dhe banorët e kësaj zone të Librazhdit. Kryeministri Rama, i cili ishte nisur për në Librazhd, devijoi itinerarin e tij për të vizituar xhaminë, një vepër e ndërtuar me kontributet e besimtarëve dhe jo vetëm, ku u prit nga përfaqësues të komunitetit mysliman të zonës, si dhe nga Myftiu i Tiranës Ylli Gurra, Ndërtimin e kësaj xhamie të re Kryeministri e ka quajtur vendosjen në vend të amanetit të të parëve të Myftiut Gurra. Së bashku me të, Kryeministri Rama mbolli një pemë dafine, në shenjë simbolike, të kësaj vizite”-thuhet në këtë njoftim. Rastësinë e vizitës e konfirmon edhe bluza me numër 23 dhe trëndafilin e Partisë Socialiste që Edi Rama mban veshur gjatë fushatës. Nuk dihet a është rastësi ngjyra jeshile e bluzës dhe prania e Taulant Ballës në këtë takim. Në fakt kjo nuk është hera e parë që fushata e Aleancës Për Shqipërinë Europiane merr ngjyra fetare. Pak ditë më parë imami i Farkës  u ngjit në podiumin e takimit elektoral të Erion Veliajt duke bërë thirrje që banorët ta votojnë me profecinë se ai në ta ardhmen do jetë pauses i Edi Ramës në Partinë Socialiste.

l.m

RAMA TEK XHAMIA E LIBRAZHDIT by trelosjermatis

Comments

Submitted by Erjoni me shume... (not verified) on

Pandeli Majko, ne prezantimin e tij per popullin e zgjedhur te Tiranes,

e theksoi rendesine me te madhe te Erjon Velise se sa rendesia e Ardhjes se Papes se Romes...!

Mos, o Zot, mos ua merr seriozisht, jane ateiste te vjeter...

Erjon Veliaj me i rendesishem se Papa i Romes...!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.