Nishani apel Ramës për zgjedhjet: Garanto lirinë e zgjedhjes, paanshmërinë e Policisë dhe Administratës

Dy ditë para zgjedhjeve vendore dhe në ditën e fundit të fushatës elektorale për zgjedhjen e 61 kryetarëve të rinj të bashkive në vend, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka dhënë një mesazh për qytetarët, duke u kërkuar të votojnë masivisht të dielën. Presidenti i vendit ka kërkuar nga forcat politike qetësi dhe ka ftuar kreun e qeverisë të përcjellë mesazhin e tij mbi “garantimin e lirisë së zgjedhjes së qytetarëve’. Kreu i shtetit kujton shqiptaret se indiferenca, mospjesëmarrja, e ca më keq shitblerja e votës, investojnë papërgjegjshmërinë e pushtetit. “Shpreh besimin tim se Kryeministri do të përcjellë mesazhin e tij mbi garantimin e lirisë së zgjedhjes së qytetarëve, mbi paanshmërinë e Policisë së Shtetit dhe Administratës Publike, mbi garantimin e lirive dhe të drejtave të sanksionuara në Kushtetutë si dhe mbi detyrimin e tij për të garantuar bashkëpunimin dhe pa ndikuar të qeverisë qendrore me të gjithë kandidatët fitues”, thuhet mes të tjerash në mesazhin e Presidentit të Republikë Republikës. Kreu i Shtetit shprehet në mesazhin e tij se vota është pasuria më e çmuar në shoqërinë demokratike dhe pushteti i qytetarëve ndaj apelon për të marrë pjesë në votime. Nishani shprehet më tej se indiferenca, mospjesëmarrja apo shitja e votës, inestojnë papërgjegjshmërinë e pushtetit.
Comments
president kot,lajm kot..
<p>president kot,lajm kot..</p>
nuk eshte k.ministri i nje
<p>nuk eshte k.ministri i nje vendi demokratik qe garanton zgjedhjet e nje vendi. po sistemi demokratik dhe klasa politike qe ka deshire te coje vendin e vet drejt nje jete te lumtur , per populline tije. kjo nuk ndodhe ne kolonine tone .</p><p> </p>
Add new comment