Skandali, 70 karta identeti si kontigjent votash për Safet Gjicin në Kamëz për ditën e zgjedhjeve (video)

Skandalet vazhdojnë. Por ato gjithsesi po denoncohen njëra pas tjetrës. Siç pati paralajmëruar një ditë më parë në studion e “Abc News”, ish kryeministri Berisha ka bërë publike sot një video, në të cilën shihet dialogu mes një personi të lidhur me shtabin e kandidatit të PS për bashkinë e Kamzës, Safet Gjici dhe një gruaje që i ofron atij plot 70 karta identeti si kontigjent votash për të dielën e 21 qershorit. Ky fakt skandaloz është në vazhdën e denoncimeve të shumta, përfshi edhe një material flagrant të transmetuar nga “Agon Channel”, ku jepen prova se persona që nuk gjenden fare në Shqipëri, pritet të "votojnë" pikërisht me këto karta të trafikuara. Në videon e publikuar sot nga Sali Berisha, një pjesë e këtyre kartave, 70 copë, mbërrijnë sipas një porosie të bërë më parë, tek njerëzit e Safet Gjicit. Më poshtë dialogu i plotë dhe video që tregojnë hapur se çfarë po luhet nëntokë me procesin zgjedhor, të publikuara sot nga ish kryeministri Berisha.
Comments
Duke e shkruajtur cdo gje si
<p>Duke e shkruajtur cdo gje si skandal, asgje nuk eshte skandal. </p><p>Ku eshte skandali se ne budallenjte nuk po e kapim? Mar une dy persona dhe i filmoj te thone ate qe dua une, dhe ju e botoni si lajm. Behuni serioze!</p>
Skandali eshte jo permbajtja
<p>Skandali eshte jo permbajtja por prodhimi i lajmit nga isa palo medie</p>
Add new comment