PD mbyll fushatën, Kosova: Mendoj për qytetarët, s'kam frikë të mos bie dakord me ata që më propozuan kur flitet për interesin tuaj

Në fjalën e tij përmbyllëse, kandidati i PD për bashkinë e Tiranës, Halim Kosova, iu drejtuar qytetarëve të Tiranë, duke premtuar më shumë angazhim nga ana e tij. Ai tha se në përfundim të fushatës ka filluar të mendojnë jo për rezultatin e zgjedhjeve, por për interesat e qytetarëve. Kosova tha se vota për të nuk është votë personale apo votë për PD, por do të jetë votë për brezat e ardhshëm të qytetit të Tiranës. “Kemi nevojë që Tirana të qeveriset me përkushtim larg llogarive politike. Edhe unë ju ofroj këtë qeverisje, të qytetarit për qytetarin për të cilin Tirana ka më shumë nevojë”, tha Kosova. Nga sheshi “Nënë Tereza” Kosova, deklaroi se nuk ka frikë të dalë edhe kundër atyre që e propozuan, nëse flitet për interesin qytetar. “Nuk kam frikë të mos bie dakord me ta kur flitet për interesin tuaj”,tha Kosova. Kandidati i PDsë ftoi qytetarët për të votuar të djathtën në zgjedhjet e 21 qershorit si një mundësi për një të ardhme më të mirë të kryeqytetit. “Nuk jam politikan karriere, por kam filluar në këtë fushatë të shoh më larg se ata. Thirrja ime është anëtar, simpatizantë, mbështetës të PDsë, qytetar të Tiranës, të majtë e të pa parti, vota për Halim Kosovën më 21 qershor nuk është një fitore që do të më përkasë mua, por është një fitore që do t’i përkasë edhe brezave të ardhshëm në qytetin tonë”,deklaroi Halim Kosova.
Add new comment