Elvis apo Ervin? Sali apo Luli? Edi apo Edvin?

Çështja e dekriminalizimit dhe përfshirjes së kandidatëve me rekorde kriminale, ka degraduar teksa kryeministri në vetë të parë ka tentuar t’i bëjë një trajtim banalizues. I identifikuar tanimë si shakaxhi kronik, kryeministri i vendit Edi Rama, ka folur në Kavajë për emrin e kandidatit të vet, Elvis(Ervin) Roshi. “Faleminderit për këtë mikpritje entuziaste dhe për mbështetjen e merituar që i jepni kryetarit tuaj të bashkisë. Këtu në Kavajë nuk ka nevojë të flasësh shumë, mjafton të shohësh rreth e rrotull për të mos pasur as më të voglin dyshim se nga është drejtimi. Më thanë që ka ardhur Luli këtu dhe ka bërë pyetjen si e quajnë Elvis apo Ervin, dhe unë kam një pyetje tjetër si e quajnë kreun e PD, Sali apo Lul”, tha Rama. Me siguri që pjesëmarrësit në miting janë gajasur me këto thumba të kryeministrit. I cili meqë ra fjala duhet të sqarojë shqiptarët, si e ka emrin: Edi apo Edvin? Se kemi dëgjuar për vite Sali Berishën që e thërret në variantin e dytë. Kryeministri thotë që është artist dhe ndoshta “Edi”, nëse Berisha nuk gënjen, e preferon si emër arti. Mirëpo jo të gjithë që ndërrojnë emrin janë artistë. Kështu që kryeministri, kur flitet për këto çështje që po marrin në qafë këtë vend tash 25 vite, duhet të mos jetë kaq dipendent nga sensi i gallatës me të cilën shëtit nëpër Shqipëri. Kjo edhe sepse ka në këtë vend akoma gjëra shumë më serioze sesa PS-ja dhe hallet e saj.
s.z
Comments
Redaksise te Portalit
<p>Redaksise te Portalit "Respublica.al", Mendoj se çeshtja nuk eshte me "Elvis apo Ervin",me "Edi apo Edvin",me "Sali apo Luli",per te cilen shqetesoheni. Problemi madhor i ketij vendi eshte me "Milet apo Turma",me "Socialist apo Demokrat",me "Arrnaut apo Turq",me shprehjen "lapidare" te asaj femres beratase, "nuk duam gje vetem pajtimin Nano-Meta". Pra ky milet mbush sheshet,i do,i brohoret,i ndjek pas,i duartroket,i voton gjithmon dhe kudo,edhe ne Bulevard,edhe ne Gerdec,edhe ne Marinzen e katranosur edhe ne Lezhen dhe Shkodren e permbytur. E ka thene me kohe e me vakt Ismail Bej Vlora "nje popull qe fle vdes".</p>
Add new comment