Simpatizantët e LSI-së protestë në Vorë, akuzojnë Ismailin se bleu votat me thasë mielli

Postuar në 23 Qershor, 2015 12:53

Shtimi i 600 votuesve fiktivë që nuk i përkasin realisht Vorës, dhe blerja e votave “me para dhe thasë më miell”, janë akuzat me të cilat simpatizantët e Lëvizjes Socialiste për Integrim janë duke zhvilluar një protestë në Bashkinë e Vorës. Rezultati në këtë njësi vendore, ku u shpall fitues kandidati i djathtë Fiqiri Ismaili, ishte i ngushtë, rreth 130 vota diferencë, ndërkohë që dy kuti ndodhet në KQZ. Protestës i është bashkuar dhe kandidati i majtë për këtë bashki, Luan Sallaku, i cilët nuk e njeh rezultatin. Por ndërkaq nuk dihet nëse protestuesit kanë marrë leje për protestën, si pasojë e së cilës është bllokuar edhe rruga.  

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.