Një fjalim në vend të kryetarit të partisë. Erion Veliaj flet për fitoren në rang kombëtar edhe pse ishte vetëm një nga kandidatët

Postuar në 23 Qershor, 2015 14:49

Fjalimin e fitores nga oborri i Partisë Socialiste Erion Veliaj e nisi me një konstatim të tij për votën plebishitare që shqiptarët i dhanë kësaj partie në 21 Qershor. Ndonëse ishte një nga 46 kuajt e betejës që u shpall fitues falë kombinimit të votave PS-LSI, Veliaj pati autorizimin që në fjalimin e fitores të flasë për fitoren që Partia Socialiste mori në plan kombëtar. Një atribut që nuk iu lejua asnjë kandidati tjetër. “Nëse ka dikush që ishte dyshues për reformën e re administrative, nëse ka dikush që ishte cinik për qytetarinë e këtij qyteti, sot ka një përgjigje: qytetarët dolën në votime masive dhe na dhanë fitoren në 46 bashki. Kjo fitore në 46 nga 61 bashki të vendit, është fitorja më mbreslënëse e viteve të fundit. Me këtë fitore shumica e shqiptarëve vendosi që ta çojë Shqipërinë në drejtimin e duhur dhe për këtë jemi mirënjohës”. Edhe një detaj: Erion Veliaj e falenderoi Edi Ramën si kryeministër të Shqipërisë dhe jo si kryetar të Partisë Socialiste që i dha mbështetjen dhe mundësinë të futet në strukturat e partisë dhe falë këtij investimi të bëhet kryebashkiaku i dytë socialist i Tiranës pas Edi Ramës. “Dua të falenderoj nga zemra kryeministrin Edi Rama dhe kryeparlamentarin Ilir Meta për këtë fitore spektakolare”. Ky fjalim parathënës i Erion Veliajt jo vetëm në cilësinë e kandidatit fitues të bashkisë së Tiranës u duartrokit nga audienca e deputetëve socialistë të Tiranës nga ku projektohen edhe ndryshimet në Partinë Socialiste.
l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.