2011-2011, Shqipëria ka uljen më të madhe të popullsisë në të gjithë Europën

Postuar në 23 Qershor, 2015 17:01

Shqiptarët po ikin dhe kjo po ndodh në mënyrë konstante për vite të tëra. Një institut federal në Gjermani ka publikuar së fundmi një hartë të lëvizjeve demografike në Europë për vitet 2001-2011. Nga vëzhgimi i kryer rezulton se Irlanda ka rritjen më të lartë në BE, Franca ka përhapje të popullsisë së saj më të mirën në Europë. Francezët nuk i braktisin qytetet e tyre për të shkuar në Paris, apo qendra të mëdha dhe si arsye jepet sistemi i mirë i transportit. Gjermania vuan polarizimin demografik, me Lindjen që po braktiset dhe Perëndimin që popullohet. Qendërzim i madh i popullsisë vihet re në Spanjë. Zonat afër Madridit janë shtuar shumë me banorë. Italia duket e qëndrueshme, kurse Polonia po njeh rritje. Për Shqipërinë, sikurse për vende të tjera të Lindjes Europiane, si Kroacia, Bullgaria, Hungaria, Letonia, Lituania dhe Rumania, situata përshkruhet si dramatike. Nëse i hedhim një sy hartës të përpunuar në bazë të këtij vëzhgimi, Shqipëria bie menjëherë në sy si një njollë dominuese që tregon ikje masive dhe shqetësuese. Në ndryshim nga Kosova dhe Maqedonia që në kuadrin e këtij 10-vjeçari të marrë në shqyrtim duken më të relaksuara. "Keq" paraqitet situata edhe në Greqi.
http://www.washingtonpost.com/blogs/worldviews/wp/2015/06/23...
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.