Fitorja e femrave në zgjedhjet vendore. Garuan 16 dhe fituan 9 prej tyre

Të paktën 9 gra do të drejtojnë bashkitë e mëdha që u përfituan nga ndarja e re territoriale. A është kjo një risi? Padyshim. Në zgjedhjet tipike shqiptare ku dominonte epërsia mashkullore fitorja e 9 grave ëhstë një risi. Në këto zgjedhje për herë të parë pati një rritje të konsiderueshme me pjesëmarrjen e 16 grave që garuan për postin më të lartë vendor. Gratë të cilat janë konfirmuar fituese janë: Luljeta Dollani në Bashkinë e Gramshit, Florjana Koka në Bashkinë e Sarandë, Juliana Memaj në Bashkinë e Urës Vajgurore, Majlinda Bufi në Bashkinë e Roskovecit, Rajmonda Balilaj në Patosj dhe Luiza Mandi në Bashkinë e Libohovës. Miranda Rira në Përenjas. Po ti shtosh këtyre dhe fitoret e sigurta të Voltana Ademit në Shkodër dhe Zamira Ramit në Gjirokastër numri i tyre shkon në 8 kryebashkiake. Madje dhe pse numërimi në Shkodër nuk kishte përfunduar, Keti Bazhdari e ka pranuar humbjen duke e uruar fituesen e kësaj gare, Voltana Ademi.
Ndërsa 7 gratë e tjera që nuk ia dolën përveç Keti Bazhdarit në Shkodër janë kandidatja e Durrësit, Grida Duma e Matit, Adelina Farrici, Diana Mile në Pogradec, Lefteri Prifti në Himarë, Valbona Kola në Klos, të gjitha nga Aleanca për Shqipërinë Europiane dhe kandidatja e pavarur për Selenicën, Alma Golemaj.
Add new comment