Dragunov 7.5mm, ja snajperi me të cilën u ekzekutua efektivi i RENEA-s

“Panorama” shkruan se Ibrahim Basha, efektiv i forcave speciale RENEA, u ekzekutua me një snajper me precizion të lartë, edhe pse me kalibër të vogël. E modifikuar për të qëlluar edhe me breshëri, arma e modelit rus, një snajper Dragunov, është e kalibrit 7.5 milimetra. Snajperi Dragunov është një armë zjarri me precizion të lartë qitjeje. Provat e gjetura në vendin e ngjarjes i kanë nxitur ekspertët të arrijnë në këtë përfundim. Burimet thanë se arma ka qëlluar më shumë se njëherë. Hetuesit mendojnë se Dragunovi përdoret nga vëllezërit Arbion dhe Alban Aliko, që vazhdojnë të jenë personat më të kërkuar në Shqipëri.
Add new comment