Pse televizionet heshtën lidhur me arrestimin e guvernatorit

Arrestimi i guvernatorit është një ngjarje unike në historinë e Shqipërisë. Nuk ka ndodhur më parë që të arrestohej një njeri me pushtet, apo një njeri që gëzon simpatinë e mbrojtjen e njerëzve me pushtet edhe më të madh se pushteti që ai vetë ushtron (këtu nuk po llogaris Fatos Nanon, arrestimi i të cilit ishte qartazi e haptazi punë e një regjimi banditësh), dhe është pikërisht ky fakt që e ka bërë një pjesë të rëndësishme të opinionit publik të reagojë ku me shastisje e ku me hare si përpara një ngjarje të çuditshme e të pabesueshme, siç janë rëndom të gjitha ngjarjet pa precedent.
Ka rënë në sy që stabilimenti politik e mediatik që nuk lë ngjarje pa komentuar nga mëngjesi deri në mëngjesin tjetër, në këtë rast ka demonstruar skrupuj e frena. Siç e kemi nënvizuar në të nxehtë në këtë site, televizionet që gdhihen e ngrysen me raportime live edhe kur ka zgjedhje vetëm në një komunë të humbur të republikës, këtë herë ishin të belbëta. Veç dy televizione lokale, News 24 e Ora News, i mbajtën ndezur motorët atë mbrëmje. Të tjerët, që të gjithë pa përjashtim, ishin “në gjumë”. Dhe në këtë mes janë të justifikuar veç televizionet nacionale që, si provë serioziteti, nuk do duhej, e nuk kish pse, ta ndërprisnin axhendën e transmetimeve (veçse këtë sjellje duhet ta demonstrojnë edhe herë të tjera në të ardhshmen; dhe kjo mbetet për t’u verifikuar). Ndërsa televizionet e tjera thjesht jepnin prova luajaliteti ndaj “mikut të të gjithëve”.

Comments
Arsyetim ma baza!Cdo gje ketu
<p>Arsyetim ma baza!<br />Cdo gje ketu eshte nje flluske, e kete do e pasojne edhe televizionet qe jane ngritur nga kulti e jo nga individi</p>
Add new comment