Varese, kreu i ekstremistëve neo-naziste është shqiptar
Kreu i ultrasve neo-nazistë dhe ksenofobe në zonën e Vareses në Itali është një shqiptar. Emri i tij, Landi Gjoni, 39 vjeç, nga zona bregdetare e Tales në Lezhë, mbi të cilin rëndojnë akuza për trafik droge, grabitje dhe prostitucion.
Ai është një djalë trupmadh me shqiponjën e Rajhut të Tretë tatuazh, kryqe hekuri dhe emrin e grupit “Arditi”, grupi i ultrasve të Basketbollit që janë lider të padiskutueshëm.
“Gjak dhe Nder” është tifozëria neonazsite e Vareses në futboll. Landi, kështu i thërrasin, ka qenë për më shumë se dy vjet truprojë e ish Presidentit të Interit, Massimo Morati. Ai është larguar për në Itali njëzet vjet më parë kur shumë shqiptarë lanë vendin e tyre dhe iu drejtuan Italisë.
Në fotot e publikuara në Facebook, ai paraqitet me mitralozë në dorë, në tribunën e Pallatit të Sportit, duke përshëndetur përpara bustit të Musolinit, si dhe i gjakosur përpara dy policëve.
Në fotografi të tjera ai paraqitet po ashtu me një arsenal armësh, bashkë me shokun e tij që gjithashtu është i armatosur. La Republicca i kthehet një ngjarje të vitit 2005, kur Claudio Meggioorin, ultras, një militant i ekstremit të djathtë, u vra me thikë në një Bar në Besano nga dy djem shqiptarë.
Menjëherë pas kësaj nisi një fushatë gjueti ndaj shqiptarëve. Për pasojë një 21-vjeçar, me leje qëndrimi të vlefshme në Itali, u sulmua egërsisht nga një grup i “maskave të zeza”.
“Ironi e fatit, apo një rastësi e trishto?”, shkruan la Republicca.
Add new comment