Varese, kreu i ekstremistëve neo-naziste është shqiptar

Postuar në 19 Tetor, 2013 16:40

Kreu i ultrasve neo-nazistë dhe ksenofobe në zonën e Vareses në Itali është një shqiptar. Emri i tij, Landi Gjoni, 39 vjeç, nga zona bregdetare e Tales në Lezhë, mbi të cilin rëndojnë akuza për trafik droge, grabitje dhe prostitucion. 

Ai është një djalë trupmadh me shqiponjën e Rajhut të Tretë tatuazh, kryqe hekuri dhe emrin e grupit “Arditi”, grupi i ultrasve të Basketbollit që janë lider të padiskutueshëm. 

“Gjak dhe Nder” është tifozëria neonazsite e Vareses në futboll. Landi, kështu i thërrasin, ka qenë për më shumë se dy vjet truprojë e ish Presidentit të Interit, Massimo Morati.  Ai është larguar për në Itali njëzet vjet më parë kur shumë shqiptarë lanë vendin e tyre dhe iu drejtuan Italisë. 

Në fotot e publikuara në Facebook, ai paraqitet me mitralozë në dorë, në tribunën e Pallatit të Sportit, duke përshëndetur përpara bustit të Musolinit, si dhe i gjakosur përpara dy policëve. 

Në fotografi të tjera ai paraqitet po ashtu me një arsenal armësh, bashkë me shokun e tij që gjithashtu është i armatosur.  La Republicca i kthehet një ngjarje të vitit 2005, kur Claudio Meggioorin, ultras, një militant i ekstremit të djathtë, u vra me thikë në një Bar në Besano nga dy djem shqiptarë.

Menjëherë pas kësaj nisi një fushatë gjueti ndaj shqiptarëve. Për pasojë një 21-vjeçar, me leje qëndrimi të vlefshme në Itali, u sulmua egërsisht nga një grup i “maskave të zeza”.

“Ironi e fatit, apo një rastësi e trishto?”, shkruan la Republicca.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.