Bukuri “helmuese” e Rihannas
Jemi mësuar ta shohim shpesh duke pozuar provokuese, por seti i ri i fotografive të Rihannas për revistën britanike “GQ” shkon përtej fantazisë. 25-vjeçarja është Meduza e ditëve tona.
Të paktën kështu “pretendon” revista britanike “GQ” në setin fotografik të radhës të 25-vjeçares, transmeton TCH.
Bukuroshja nga Barbadosi, ashtu si perëndesha e mitologjisë greke, në vend të flokëve ka gjarpërinj, ndërsa pozon thuajse lakuriq me një piton që mban në dorë.
Fotot janë shkrepur në Greqi, pas kthimit të këngëtares nga koncertet në Abu Dabi dhe Izrael.
Add new comment