Miley Cyrus shokon Amsterdamin
Është shndërruar në ikonën e “showbiz”-it dhe Miley Cyrus nuk kishte si të zhgënjente në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve të MTV Europe për vitin 2013, të dielën në mbrëmje. Këngëtarja 20-vjeçare përforcoi edhe më tej reputacionin e saj si “vajza e keqe” e muzikës pop duke u shfaqur shumë pak e veshur dhe duke tymosur një cigare të dyshimtë në skenë. Duke marrë parasysh se mbrëmja u zhvillua në Amsterdam, mund ta marrim me mend se për çfarë bëhej fjalë.Në këtë event muzikor ishin të pranishëm edhe Katy Perry, Ellie Goulding, Iggy Azalea, Rita Ora etj.Ja çmimet e MTV Europe për vitin 2013:
Look-u më i mirë - Harry Styles
Video më e mirë - Miley Cyrus - Wrecking Ball
Fansat më të shumtë - Tokio Hotel
Kënga më e mirë - Bruno Mars - Locked Out Of Heaven
Best Hip Hop - Eminem
Best Electronic - Avicii
Best Rock - Green Day
Best Pop - One Direction
Best Alternative - 30 Seconds To Mars
Artistja femër më e mirë - Katy Perry
Artisti mashkull më i mirë - Justin Bieber
Ikona globale - Eminem
Add new comment