Pra, kjo është tendenca e fundit e pasanikëve arabë?
Tendenca e fundit për pasanikët arabë duket se është ajo e të pozuarit në krah të kafshëve shtëpiake.
Shtëpiake?
Në fakt nuk janë qen e mace, por kafshë të egra, kryesisht luanë.
Fotot janë përhapur në faqen e Instagram, kushtuar fëmijëve të pasanikëve.
Fotot më të klikuara janë ato të Humaid AlBuQaish, që poston rregullisht fotot e tij me luanët.
Tregtia me këto ‘mace’ të mëdha është përhapur shumë mes arabëve të pasur.
Një luan i bardhë tani shitet rreth 50 mijë euro.
Një nga aktivistët për të drejtat e kafshëve thotë për CNN se “ata duan të tregojnë se janë të zotët, por ky është një abuzim me kafshët”.
Brenda një viti, në Emiratet e Bashkuara Arabe u konfiskuan më shumë se 200 kafshë ilegale, mes tyre luanë, tigra, pantera e madje edhe hiena.
Add new comment