Ilaçet, INSTAT “dorëzon” Berishën

Postuar në 09 Tetor, 2011 06:37

Kryeministi Sali Berisha pretendon se vendosja e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar tek ilacet ka ulur dukshëm cmimet e tyre në treg.
INSTAT ka nxjerrë si të pavërtetë pretendimin e kryeministrit. Sipas të dhënave të fundit zyrtare vetëm për muajin shtator cmimi i ilaceve në treg u rrit me 1.8 për qind krahasuar me gushtin e këtij viti.
Qeveria pretendoi se me vendosjen e TVSH-së për ilacet do të frenonte, sipas saj rritjen spekulative të cmimeve nga tregtarët. Por të dhënat e INSTAT thonë se menjëherë pas vendosjes së TVSH-së 10 për qind në shkurt cmimet e ilaceve filluan të rriteshin.
Sipas INSTAT në shkurt cmimet e ilaceve u rritën menjehërë me 1.6 për qind krahasuar me janarin kur nuk ishte vendosur taksa. Rritja vjetore e cmimeve për medikamentet arriti në atë muaj 8.3 për qind dhe ka qëndruar e lartë thuajse përgjatë gjithë muajve të këtij viti, përjashtimisht gushtit.

Marrë nga top-channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.