Durrës, makina bie në kanal, shuhet familja 4 anëtarëshe

Postuar në 14 Tetor, 2011 04:05

Një familje e tërë është aksidentuar për vdekje gjatë natës në një fshat të Durrësit. 
Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur ne fshatin Gjopalaj gjate mesnatës ndersa shkak mund të ketë qënë furtuna. Pasagjere ne automjet ishin Baki Keçi 43-vec e Mimoza Keçi 39- vjec si dhe femijet, Arber Keçi 14 vjec dhe Renato Keçi 10 vjec, banore te fshatit Gjopalaj. Sot janë gjetur të vdekur 3 prej familjareve ndersa trupi i nje prej femijeve që ndodhej në automjet eshte zhdukur në ujrat e kanalit. Policia aktualisht po kërkon trupin e nje prej femijeve. 

Dyshohet se automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë një një kanal të madh. Nuk dihet nese automjeti i viktimave eshte perfshire nga ujerat dhe ka rene ne kanalin tip perroi apo ka rreshqitur drejt kanalit per arsye te tjera. 

(d.b/BalkanWeb)

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.