Dritëro Agolli: PS të zhbllokojë ngërçin politik

Shkrimtari i njohur Dritëro Agolli ka lëshuar sot një mesazh për politikën shqiptare. Në festën e organizuar nga Partia Socialiste me rastin e 80-vjetorit të lindjes, shkrimtari Agolli i kërkoi opozitës të zhbllokojë ngërçin politik, duke theksuar se situata politike është e acaruar.
Ndërsa i pyetur rreth këtij mesazhi kreu i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi ka theksuar se këshillat e Dritëro Agollit janë një gur i çmuar për veprimtarinë dhe aksion politik të Partisë Socialiste.
Sipas tij, me propozimet e fundit dhe me kërkesën që ka bërë lideri i PS-së për një debat institucional është në kuadër të këshillës së urtë dhe të mençur të shkrimtarit.
Ndërkohë ditën e djeshme për 80-vjetorin e shkrimtarit të njohur Dritëro Agolli u organizua një festë ku morën pjesë politikanë e artistë, ku një urim të veçantë shkrimtari e mori edhe nga Kryeministri Berisha.
Marrë nga oranews.tv
Add new comment