Djali i Remzi Hoxhës: Kumbaro të mbrohet fizikisht që e vërteta të dalë në shesh

Ardian Hoxha djali i Remzi Hoxha biznesmeni shqiptaro maqedonas, i rrëmbyer dhe më pas i ekzekutuar në vitin 1995, ka reaguar menjëherë pas vendimit të Drejtësisë Shqiptare për të ekstraduar Ilir Kumbaron, ish SHIK-asin që rrëmbeu, torturoi dhe më pas zhduku babain e tij 16 vite më parë.
Duke shprehur kënaqësinë e familjes Hoxha që procesi i familjarit të tyre po shkon para, djali i biznesmenit të vrarë ka kërkuar që cështja të mos zvarritet.
“Normalisht gjithmonë kur dëgjojmë që procesi shkon përpara jemi të kënaqur. Dhe e kundërta kur nuk dëgjojmë se gjërat nuk shkojnë ashtu sic duhet jemi të shqetësuar. Ne, sic deklarova edhe në konferencën për shtyp para disa ditësh jemi duke pritur prej 16 vitesh që sistemi i Drejtësisë në Shqipëri të bëje punën e vet. Dhe kerkojmë të mos zvarritet dhe procesi të shkoje perpara”,- theksoi Ardiani.
Djali i biznesmenit të vrarë në 1995 në një prononcim për NEWS24 kërkon që të vendoset drejtësi për vdekjen e të atit, ndërkohë thekson që torturat e Kumbaros i morën jetën të atit, ndaj në mënyrë që e gjithë e vërteta të dalë shesh bën thirrje për mbrojtjen e ish SHIK-asit gjatë ekstradimit nga Anglia në Shqipëri.
“Ilir Kumbaro e di i gjithë opinioni, edhe në Prokurori eshte e diokumentuar se është ndër personat kyc të cështjes dhe faktikisht Ilir Kumbaro është personi I cili babai im I ka ngelur në dorë, do të thotë kanë qenë torturat e Ilir Kumbaros që i kanë marrë jetën babait tim, dhe kjo do të dëshmohet ehde ligjërisht. Unë shpresoj që kur të vijë në Shqipëri ai të verifikojë të gjitha gjërat, nga ana tjetër do thotë që të mos eleminohet fizikisht që e gjithë e vërteta të dalë në shesh”,- deklaroi Ardina Hoxha djali i Remzi Hoxha biznesmeni i rrëmbyer dhe më pas i ekzekutuar në vitin 1995.
(e.m/BalkanWeb)
Add new comment