Durrës, bllokohet anija me armë, do nisej drejt Irakut

Një anije me armë me destinacion Irakun është bllokuar sot pasdite në portin e Durrësit.
Lajmi konfirmohet nga kapitaneria e portit të Durrësit e cila sqaron se anija me pronar shqiptar dhe flamur moldaz ishte furnizuar me armë në Kroaci e Mal të Zi.
Sipas të dhënave të para anija ishte ndaluar në port të premten për riparimin e një defekti.
Kapiteneria saktëson se ngarkesa me armë e anijes është ligjore, konfirmon se bllokimi i anijes ndodhi pasi agjencia e lundrimit kërkoi të bëhen verifikime të mëtejshme.
Nga balkanweb.com
Add new comment