Pa ndryshime: KFOR-i pret, serbët nuk largohen

Postuar në 22 Tetor, 2011 07:45

Trupat e KFOR-it janë ende duke qëndruar jo larg barrikadës në fshatin Rudare, rrugë kjo që të çon në vendkalimin e pikës kufitare në Jarinje. Ushtarët e NATO-s u nisën mbrëmë pas mesnate për një aksion të ri për heqjen e barrikadave, por hasën në rezistencën e rreth 500 serbëve, të cilët u mblodhën shpejt te barrikada dhe nuk largoheshin nga aty. KFOR-i, duke e parë këtë situatë, pas disa orës pritjeje ka bërë tërheqje nga vendi ku gjendet barrikada. Gjendje e njëjtë paraqitet edhe në pikat tjera, konkretisht në fshatin Zupç, pasi edhe aty serbët nuk iu bindën urdhëresës së KFOR-it për largim nga barrikada. Sipas Indeksonline, deri në këto moment askush nga ana e KFOR-it nuk është deklaruara se cilët do të jenë hapat e ardhshëm. Serbët vazhdojnë të kërkojnë dialogun, por me kusht që KFOR-i të tërhiqet, derisa drejtuesit e trupave paqeruajtëse thonë se nëse nuk largohen barrikadat vullnetarisht, atëherë ata do të ndërhyjnë me forcë. 09:43 - Serbët nuk frikësohen nga kërcënimet boshe të KFOR-it Trupat e KFOR-it pas mesnatës ndërmjet së premtes dhe së shtunës kanë rinisë aksionin për heqjen e barrikadave, mirëpo kësaj radhe jo në drejtim të Bërnjakut, por në veri drejt pikës 1 në Jarinje. Mirëpo, që pas kilometrave të parë të kaluar, pjesëtarët e KFOR-it te vendi Rudare janë ballafaquar me afro 500 serbë të mbledhur në barrikadën e këtij fshati, të cilët u mblodhën me të shpejt pas sinjalizimit me sirena. Tentimi i pjesëtarëve marokenë dhe zviceranë të KFOR-it për t’i bindur protestuesit që të largohen nga kjo barrikadë dhe për të vazhduar drejt Jarinjes dështuan, kështu që në orën 2 të mëngjesit të sotëm janë kthyer në bazën e vet. Pas dështimit për të hequr ndonjë barrikadë tek Rudare, si raportoi KTV-ja, KFOR-i është nisur për në Jagenicë dhe në Zupç, ku ushtarët hungarezë të KFOR-it u janë afruar në vetëm 3 metra largësi serbëve në barrikadën e këtushme. Mirëpo, edhe këtu nuk kanë bërë punë bindjet dhe as kërcënimet për përdorimin e forcës, kështu që pas orës 5 të mëngjesit ushtarët janë kthyer mbrapshtë dhe janë larguar nga barrikadat. Koha Ditore

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.