Fier, prefekti lë pa ndihmë ekonomike 768 familje

Postuar në 13 Dhjetor, 2011 05:14

FIER- Në prag të festës së Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, prefekti i Fierit, Bujar Hasaj lë pa ndihmë ekonomike 768 familje në nevojë. 

Nëpërmjet një shkrese dërguar Bashkisë së Fierit, Hasaj ka bërë me dije se nuk njeh procedurën e mbledhjes së Këshillit Bashkiak të zhvilluar më 25 nëntor, ku u miratuan 18 vendime, mes të cilave dhe ajo e ndihmës ekonomike. Kjo ka penalizuar të gjitha familjet e varfra, të cilat kanë 4 muaj që nuk marrin pagesat sociale. 

Ndërkohë, dega e thesarit në Fier ka deklaruar se afati i fundit për të bërë veprime dhe xhiruar lekët ishte pikërisht mesdita e djeshme (ora 12:00). Vendimi i prefektit ka acaruar situatën në Fier. Nënkryetari i bashkisë, Florjan Muçaj dje deklaroi se prefekti duhej të paktën të miratonte ndihmën ekonomike. Nga ana tjetër, Prefektura ka sqaruar se nuk njihte vendimet e miratuara më 25 nëntor, pasi nuk ishin respektuar procedurat përkatëse. 

Kujtojmë se në atë mbledhje, përveçse këshilltarëve të majtë, morën pjesë dhe dy këshilltarë të PR-së dhe dy të PD-së. Ata deklaruan se ishin të pranishëm në mbledhje vetëm për faktin se nuk mund të linin familjet e varfra pa ndihmë ekonomike.

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.