Greqi, sondazh:Partia e Samaras përpara, Papandreu merr pikë

Postuar në 15 Janar, 2012 09:08

ATHINE - Përmbysje dhe të papritura kanë sjellë rezultatet e sondazhit të “Public Issue”, publikuar nga SKAI. 

Shkalla e mbështetjes

“Demokracia e re” e Antonis Samaras kryeson me më shumë se 16 pikë nga PASOK, por sërish pa qenë në gjendje për të formuar e vetme qeverinë. 

Tipari kryesor i Barometrit të parë për vitin 2012, është rritja shpërthyese e partisë "E majta Demokratike" e Fotis Kouvelis. Me 13.5% të mbështetjes, kjo parti është duke u bërë një forcë e tretë, ndërsa Partia Komuniste është në vendin e katërt me 12.5%. 

Pra e para në renditje është “Demokracia e re” me 30.5%, ndërkohë që imazhi i PASOK është dëmtuar ndjeshëm, gjë që dëshmohet nga mbështetja vetëm me 14%, duke u "kërcënuar" nga "E Majta Demokratike", “Partia Komuniste” dhe SYRIZA, e cila bëhet një forcë e pestë me 12%. LA.OS ka 5.5%, ndërsa në pozicion të njëjtë mbetet “Partia ekologjike e gjelbër” me 4% dhe "Aleanca Demokratike" e Dora Bakojanis me 2,5%. 

Vendet në Parlament 

Bazuar në këto të dhëna të barometrit, “Demokracia e re” merr nga 127-138 vende në Parlament, duke qënë gjithësesi larg pragut të numrit të deputetëve, që duhen për qeverisje.

PASOK siguron 32-43 deputetë, ndërkohë që në vitin 2009 kishte 160 të tillë. 

30 vende mbeten për "Partinë Komuniste", 12 vende për LAOS, SYRIZA mund të ketë deri 35 deputetë, me 8-13 deputetë mund të përfaqësohen në parlament "Të gjelbrit", rreth 28-45 deputetë mund të marrë "E Majta demokratike" dhe "Aleanca Demokratike" do të përfaqësohet me 8-9 anëtarë. 

"Frymëmarrje" e Papandreut 

Interesant është fakti, se megjithëse pas tërheqjes së tij nga kryeministria, Papandreu e humbi ndjeshëm popullaritetin, shumë shpejt ka filluar ta rifitojë atë. Kreu i PASOK është i vetmi lider politik, i cili rrit normat e mbështetjes, ndërsa të gjithë të tjerët të tregojnë shenja të rënies së saj. 

Vihet re se ai ka fituar 2 pikë nga muaji i kaluar, duke arritur në 14%. Megjithatë Papandreu mbetet i fundit në listën e preferencave të publikut për udhëheqësit politikë.

Politikani më i popullarizuar me 56% është Fotis Kouvelis, i ndjekur nga Alexis Tsipras me 36%, Antonis Samaras në 30%, Aleka Papariga 28%, Jorgo Karaxhaferis me 26% dhe Dora Bakojanis 23 %. 

'Jo' zgjedhjeve 

Interes të vecantë ngjall në këtë sondazh, pasiguria e fortë sociale e shprehur nga të anketuarit. 91% e të pyeturve thonë se ndihen të pasigurt për të ardhmen e tyre. 50% besojnë se në këtë kohë nuk duhet të ketë zgjedhje, në krahasim me 46%, që mendojnë se shkuarja në zgjedhje mund të jetë një alternativë. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.