E Zaloshnja i pergjigjet komentit mbi “Një analizë e shpejtë e dy piketave të majta të projekt-programit politik të PS-së”

Për këtë analizë është bërë ky koment: “Ju kuptova mirë: tani shtresa e mesme dhe te varferit i paguajne qeverise me shume se te pasurit, kurse me politiken ekonomike te propozuar nga PS, ky kontribut barazohet. Pra, ne fund, i pasuri kontribuon (ne perqindje) po aq sa i varferi? Cfare ka parasysh tamam PS kur thote ai qe fiton me shume paguan me shume atehere? Sepse, boll fakti qe i pasuri fiton me shume, e ben ate qe te paguaje me shume edhe tani. A nuk duhej qe te pasurit te paguanin ne perqindje me shume se te varferit?”
Në këtë koment ngatërrohet barra fiskale relative me ate absolute. Ne shembujt që kam ofruar, familja e mesme i paguan qeverisë 25% të të ardhurave bruto, ndërsa familja e pasur i paguan vetëm 17%. Ndërsa në vlerë absolute, familja e mesme i paguan qeverisë 150 mijë lekë të vjetra dhe familja e pasur 510 mijë lekë. Në debatet politike apo ekonomike, kur diskutohet për barrën fiskale, kihet parasysh ajo relative dhe jo absolute. Me moton “Kush fiton më shumë, të paguajë më shumë”, PS-ja ka parasysh vetëm tatimin mbi të ardhurat. Ndërsa që familja e pasur e marrë shembull në analizën time t’i paguajë shtetit 25% të të ardhurave bruto dhe e varfëra t’i paguajë 17% (pra që ato të ndërrojnë vendet) duhet të rritet si diferenca në tatimin mbi të ardhurat mes tyre, ashtu dhe TVSH-ja të rritet për mallrat dhe shërbimet e luksit (ndërkohë që duhet të ulet për mallrat dhe shërbimet e domosdoshme).
Add new comment