M. Nano i përgjigjet lexuesit Alban

Postuar në 07 Nëntor, 2011 11:10

Lexuesi Alban ka gjetur arsye të zemërohet me mënyrën se si është mbyllur shkrimi me titull “Vlorë: ‘Far West’ duke luajtur domino”, dhe shkruan: Mirë, bukur shumë, është ngjarje si për film, por s’është normale që ta vini theksin aq shumë te qyteti ku ndodhi. Fshatarizma si tuajat nuk i duhen Shqipërisë. Rëndësi do të kishte të dënonim aktin dhe jo të vëmë theksin tek stereotipet dhe dasitë që eksistojnë që tash brenda së njëjtës Shqipëri”.

Alban, je keqkuptuar, dhe ne jemi gati të mbajmë përgjegjësi për çdo rrethanë të tillë. Çdo keqkuptim dekonspiron një pafuqi tonën për të qenë të qartë. Por në rastin konkret kemi dashur të vëmë në lojë gazetat që, teksa raportojnë lajmin, japin fakte të ndryshme. Përveç emrit të rrugës, kish dhe kundërthënie të tjera në gazeta. Për Mapon fjala vjen. viktimat ishin duke luajtur tavëll, e jo domino (siç thotë Shekulli). Pikërisht  në këtë funksion e kemi përmendur Vlorën, dmth si të vetmin element të saktë të ngjarjes nëpër të gjitha gazetat. Po ta rilexoni shkrimin pas këtij sqarimi, bën vaki të bini dakord me ne. Por prapëseprapë faji është i yni. Lexuesit tanë s’kanë pse presin sqarime për t’u sqaruar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.