M. Nano i përgjigjet Genti-t

Lexuesi Genti pyet në fund të lajmit me titull “Kur Media gënjen ditën me diell”, nëse “këta të Ama-news-it janë agjenci seriozë apo janë vetëm kundër Berishës? Sepse kam lexuar disa artikuj që janë shumë konspirativë dhe nuk të duken të vërtetë”. Genti në fund të shënimit të vet është i sigurtë që nuk do t’i përgjigjem, por unë “po e zhgënjej”, dmth po përgjigjem.
Në të vërtetë, nuk kam ide se kush e ka këtë agjenci. Më pëlqen fryma e tyre opozitare (mendoj se në Shqipëri ka nevojë për një frymë të tillë), por edhe mua më bën përshtypje që herë pas here kanë një qasje fantasioze. Me sa duket i rrëmben shumë zelli opozitar, siç i rrëmbeu kur thoshin të nesërmen e “të fiktit të Berishës”, se ky i fundit është i sëmurë rëndë dhe se i është këshilluar nga mjekët që të heqë dorë nga aktiviteti politik.
Sidoqoftë, mbetet një agjenci për t’u konsultuar, pasi e ka bajagi të vlefshme e të bollshme pjesën e informacionit, dhe shpirtin investigues. Me siguri, është agjenci më e besueshme se sa ATSH-ja. Sipas meje.
Comments
Ty te duket si pershkrim i

Ty te duket si pershkrim i realitetit ky???? LOL!!!

15% ne sondazhe, aman ku e kane gjetur. Sondazhet te gjitha e nxirrnin ne nen 1% diferencen, dhe rezultati final kopjoj rezultatin e 2009. Asnje manipulim masiv, vetem ato 10 votat ne tavoline.

Albi, Kur thua te gjitha

Albi,

Kur thua te gjitha sondazhet qe e nxirrnin nen 1% duhet ta kesh fjalen per sondazhet e Kac Islamit (Kacit te Zi) dhe Gani Bobit besoj :) Megjithe ato manipulime te tmerrshme qe beri PD me LSI, prapeseprape Edi Rama doli 10 vota para dhe ju mbeti ne dere duke u detyruar te beni ate turp qe bete pastaj duke nderruar rezultatin ne tavoline me Ristanin, Tomen e Sashenken. Edhe Luli vete rri gjithe siklet, e ka te shkruar ne balle qe ka zene karrigen e dikujt tjeter, po s'ia mbajti te hiqte dore ngafrika e babit te Argites, se rrezik ai i hapte prape gjyqin e rruges Durres-Kukes!!!

O shoku, me vjen keq qe te

O shoku, me vjen keq qe te zhgenjej por realitetin e mbjelljes se votuesve qe nuk banojne ne tirane,

ne shkallen time mund ta vertetoj une me rreth 15 persona, te sjelle disa muaj si banore ne Tirane

(jane bere kontrata fiktive qeraje me disa apartamente) dhe ata jetojne e punojne ne vendet e tyre,

ata qe organizuan keto shperngulje ishin njerez qe punojne ne arsim, ministri rendi, drejtori pyjesh,

e kudoqofte ne shtet... dmth te detyruar, por karakterizohen paksa edhe nga vullneti i tyre pro Sali.

Rasti i fundit ishte po pardje kur nje mikja ime qe punon ne qender rehabilitimi viktimash trafiku,

me tregoi per presionin e pacipte qe ju be ditet e fushates dhe votimin e detyrueshem...

Duke minimizuar deformimin e vullnetit te Tiranes, ti thjesht ben aleance me kete qelbanik kriminel,

qe se ka problem te na sundoje kunder vullnetit tone dhe kunder cdo norme civile....

Si motake "AMA-News'' ka

Si motake "AMA-News'' ka 'te dhena' per te ardhme . Si kalendar nuk punon kush.

Add new comment