Perëndimi si modë mes shqiptarëve

Postuar në 18 Gusht, 2014 11:09

Kultura e Perendimorit ndryshon nga kultura e lindorit dhe brenda lindorit edhe kultura e Shqiptarit ndryshon akoma me shume ne raport me komshite. Ky fakt nuk eshte as keq dhe as per tu cuditur. Secili ka historite e veta qe kane favorizuar apo frenuar pak a shume zhvillimet Shoqerore. Problemi qe qendron ne kete mes eshte interesi politik, gjeostrategjik dhe moda e prirjes shoqerore ne kohera te caktuara. Te rikujtoj se kur Anglia e Gjermania s' ishin gje tjeter vecse ca pyje te dendura me popullsi primitive eksportin e kultures dhe dijes ( dhe cdo gje tjeter) ishte hapsira Helene e gjer ne Persi.

Per nje perendimor, kultura e nje lindori, apo akoma me e kufizuar, kultura e Shqiptarit do ti dukesh gjithnje me e ulet apo me primitive persa kohe Perendimi do te gezoje me teper resurse ekonomike dhe rrjedhimisht standarte me te larta jetese se sa ato te Shqiptareve-lindor. Per fat te "keq" nuk po jetojme epoken e standartit lindor, si me te lartin, qe te analizonim edhe ne "perendimoret" me percmim e me lupen e botanistit ne xhungel. Me siguri do te na pershtireshe  mentaliteti perendimor si popull i ftohte, racional (pa emocione) dhe kolonizator sic ka qene e eshte edhe sot. Me siguri, po te kishim ne Shqipot nje Studiues per Gjermanet, Anglezet e Francezet ne shekullin e 19-te do ti pershkruanim keta popuj si me mizoret dhe me kafsheroret e botes (e konsideronin zezakun si qenje kafshe e krijuar nga Zoti si argat i te bardheve) Prandaj o "lexues" i epur per dije koti, ktheje njehere pllaken e historise "si kur te kishte halla oqe?" dhe do te shikosh se jo cdo gje qe shkruhet sot si histori eshte edhe baze per psikollogji kulturash. Georg von Hahn nuk eshte gje tjeter vecse mungesa e nje Gjergji nga Hani i Hotit qe na ka munguar ne Shqipove sepse historia nuk ka qene kaq dashamirese me fatet tona!!!

Ne kemi interes te intergrohemi ne Perendim sepse perendimi xixellon me shume ne syte e kokat tona por te pakten mos na thuani se llogjika e mentalitetit Shqiptar qenka "absurde" sepse paska vecori qe nuk i ka perendimori. Po mos te ekzistonte perendimori me siguri qe edhe ligjet edhe debatet do ti adaptonim nga sjelljet tona, jam i sigurte se nuk do te na dukesh vetja kaq inferiore e kaq injorante sac na duket sot.

PS: Këtë koment e ka postuar komentuesi “BE” në shkrimin e Ilir Yzeirit me titull “Duke lexuar Georg von Hahn-in”

Comments

Submitted by Astrit (not verified) on

Me gjithe respektin, nje opinion i frymezuar nga nje ndienje jo racionale barazitizmi...

"Me siguri, po te kishim ne Shqipot nje Studiues per Gjermanet, Anglezet e Francezet ne shekullin e 19-te do ti pershkruanim keta popuj si me mizoret dhe me kafsheroret e botes .."

Personi qe ka shkruar keto rrjeshta, duket se akoma eshte ne dilemen se kush ka ardhur e parane bote, veza apo pula. Cka eshte pa kuptim ne kete rast. Kulturat superiore fitojne avantazh ekonomik dhe rrjedhimisht te drejten qe tu zene opinionet e tyre me shume peshe. Bie fjala, askush nuk pretendon se fiset barbare qe popullonin rrjedhen e lumit Rhin ne Gjermani ishin vatra te dijes. Ama kush thote se kombi i Mozartit dhe Beethovenit eshte qofte  me pak se standard  dhe etalon kulture ka nje problem te madh me menyren e te menduarit. Progresi i anglosaksoneve ne artet liberale dhe filozofi ishte ajo cka coi ne perparim teknologjik dhe industrial dhe jo anasjelltas. Nje kulture qe nuk i rezistoi kohes mund te kete qene e mire per kohen e vete - por eshte sterile ne kohet e sotme. Dallimi midis Georg von Hahn dhe Gergjit nga Hani eshte se Gjergji nuk pati ose tru ose mundesi per shkolle e nuk dinte te shkruante as te numeronte. Dhe sado njeri i respektuar te kete qene duke punuar aren me parmende,  ai mbetet nje peshe e vdekur ne inventarin e kultures boterore.

Ka kultura superiore dhe kultura inferiore ne kete bote. Menyra me e mire qe te ndajme shapin nga sheqeri eshte te shohim  sa te sukseseshme jane keto kultura, cfare krijojne dhe cfare lene mbrapa. Dhe ne te tjeret, gjene me te mire qe mund te bejme, eshte te njohim faktin se zbresim nga mali, e te mesojme sa me shpejt nga me te perparuarit. Dhe kushedi, pas nja 100 vjetesh te dale dikush e te na kete zili kulturen qe ne do te krijojme (ishalla!).

Submitted by Anonim (not verified) on

@ Astrit.

"Progresi i anglosaksoneve ne artet liberale dhe filozofi ishte ajo cka coi ne perparim teknologjik dhe industrial dhe jo anasjelltas."

Ne fakt eshte e kunderta e asaj qe thua ti. Kjo tregon se ose ke munguar ne shkolle se ke qene semure ne oren e historise, ose dikush ta ka thene "anapodha".

Me art , kulture e filozofi meren kombet e pasura.

Te lutem na jep nje shembull kur dikush   (per me teper nje komb) behet i pasur nga kultura.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.