Shëngjin, zjarr i fuqishëm në pyje. Rrezikohen edhe varrezat e qytetit

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë mesditën e sotme masivin pyjor në Shëngjin, duke rrezikuar edhe varrezat e qytetit. Kanë qenë banorë të zonës ata të cilët kanë vënë re flakët, dhe kanë njoftuar menjëherë shërbimin zjarrfikës dhe policinë.
Këta të fundit kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, por terreni i thyer malor e bëri të pamundur ndërhyrjen e zjarrfikëses.
Përballë kësaj situate ata ndërhynë me mjete rrethanore, ku pas dy orësh operacion kanë lokalizuar flakët e zjarrit, duke shpëtuar edhe varrezat nga zjarri.
Add new comment