Qeveria diskuton për shkarkimin e Jabllanoviç

Kabineti i kryeministrit kosovar Ia Mustafa nuk e përjashton mundësinë e shkarkimit të ministrit serb Aleksandër Jabllanoviç.
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi ka deklaruar se në Qeveri do të diskutohet për shkarkimin e ministrit për Komunitet dhe Kthim, Aleksander Jabllanoviç.
Pritet që të hënën pasdite Qeveria të vendosë nëse do ta largojë nga kabineti ministrin serb, i cili i ka quajtur egërsira disa protestues që kanë gjuajtur me gurë autobusin serb që po transportnte pelegrinë serbë, që donin të vizitonin kishën ortodokse në Gjakovë.
Kryeministrit Isa Mustafa i është dhënë edhe ultimatum deri të hënën ora 16:00 nga organizatorët e protestës që u mbajt të shtunën, për ta shkarkuar ministrin serb. / Top Channel
Add new comment