Do të tërhiqet ambasadori Çejku nga deklaratat e 3 tetorit?

Postuar në 10 Tetor, 2011 02:58

Siç është paralajmëruar, Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni, Arben Çejku, do të jetë sot në Ministrinë e Jashtme të Maqedonisë për të dhënë shpjegime lidhur me deklaratat e tij të datës 3 tetor mbi “mbeturinat nostalgjike të periudhës titiste që gjenden në institucionet arsimore të Maqedonisë e që vijojnë të fyejnë historinë e kombit shqiptar”. Nuk u kuptua mirë, dhe nuk u tha, se mbi ç’shqetësime konkrete ka ngritur zërin ambasadori, por e vërteta është se shtypi shqiptar ka folur në më shumë se një rast mbi konsiderata të çbalancuara lidhur me shqiptarët në Enciklopedinë maqedonase të përgatitur kohët e fundit. Pati dhe maqedonas që ranë dakord me shqetësimin e shqiptarëve.

Ministria e Jashtme e fqinjit tonë ka reaguar menjëherë ndaj deklaratave të ambasadorit Çejku. “Thekse të tilla në publik janë në kundërshtim të plotë me frymën e dëshiruar të bashkëpunimit dhe dialogut miqësor mes Maqedonisë dhe Shqipërisë në të gjitha nivelet”, u tha prej tyre. Sot, sipas shumë gjasash, do t’i përsërisin të njëjtën gjë në zyrat e diplomacisë së Shkupit (nuk është saktësuar se cili funksionar i Ministrisë do ta presë).

Besnik Mustafaj, ish-ministër i jashtëm i yni, e ka marrë në mbrojtje Arben Çejkun, duke thënë në një shkrim të tijin të publikuar në Panorama, se “marrëdhëniet mes vendeve dëmtohen më shumë nga tekstet e historisë dhe të enciklopedisë të qortuara nga Çejku, se sa nga shqetësim i ngritur në publik”.

Re.Pu.

Comments

Submitted by po sikur (not verified) on

<p>si gjithmone do terhiqen me bisht nder shale.&#39;&#39;trimerine&#39;&#39; e ruajne per shqiptaret ,me te huajt sillen si pula te lagura,,</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.