Topi ‘bën’ Presidentin; dhe distancohet nga lëvizja Kuq e Zi

Bamir Topi, gjatë një vizite në Gjirokastër, është kujdesur shumë të mos ‘komprometojë/ njollosë’ asnjë çikë statusin/vizitën e tij si kreu i shtetit. Një pyetjeje të bërë nga një gazetar, ku përmendeshin Berisha e Topalli në një sfond antagonist, presidenti Topi iu përgjigj, se “e rëndësishme është të angazhohem deri në ditën e fundit si President i Republikës, si Kryetar Shteti, për të promovuar dialog, harmoni, bashkëpunim shumë të mirë midis pushtetit vendor dhe pushtetit qendror, për të mirën e qytetarëve”. Edhe sikur ta peshosh me saktësi laboratorike, nuk mund të nxjerrësh nga kjo frazë asnjë grimë ngasje për të pickuar kryeministrin e kryeparlamentaren, të cilët nga ana e tyre nuk dinë t’i rezistojnë as ngasjes më të vogël në rrethana të ngjashme.
Me një vetpërmbajtje të programuar, ai ka vijuar në këtë linjë, kur është pyetur mbi problemet e raportuara lidhur me Censusin. “Në një vend demokratik është shumë e rëndësishme që të vlerësohen në mënyrë specifike të gjitha institucionet. Unë, si Kryetar i Shtetit, e kam inkurajuar regjistrimin e popullsisë. Patjetër, ky proces mendohet që të jetë realizuar në standardet e kërkuara. Por janë institucionet specifike që do ta thonë fjalën e tyre në momentin kur ato do të përpunojnë të dhënat”, është shprehur ai.
Për një kohë të gjatë është besuar (ende besohet), se frymëzuesi i Aleancës Kuq e Zi, e cila ka hedhur dyshime para dhe gjatë regjistrimit mbi gjithë procesin, ka qenë Presidenti. Dhe kështu, ai e ka shfrytëzuar këtë rast për t’u distancuar nga kjo lëvizje; ose për të fshehur faktin, që ai ka dorë në të.
M.N.
Comments
Pohimi i pare i Topit me

Pohimi i pare i Topit me pelqeu shume. Keshtu i takon te flase nji presidenti republike.

Per pohimin e dyte mund te tham se:

1-Po qe se asht distancue nga Aleanca Kuq e Zi, ai ka ba mire, sepse po per te njajten arsye, si president republike ai duhet te jete i pa anshem, i distancuem nga rrymat politike,

2-Po qe se ai e ka bere "për të fshehur faktin, që ai ka dorë në të", kjo do te ishte kulmi i pandershemrise si president republike.

Kam mendimin se Topi luan

Kam mendimin se Topi luan kungulleshkat,sepse nen ombrellen e tij disa "avukatuce"ngriten banderolen nacionaliste "A-K", ne nje heshtje te plote

u indoktrinua sidomos rinia me "shpresen" e ndryshimeve kombetare,urrejtes fetare,ndryshimeve te emrave shekullore,mosbesimin tek deklarimi

demokratik i bindjeve fetare te shqiptarit,te cilat ndihmuan shume nacionalistet e tjerre ballkanik, me te njejtin fjalor te kerkojne "padrejtesite" dhe te sjellin

ne axhente skelete te vulosur.Mbase Topin e kane shtyre "fuqi"te cilat "perca e sundo" e dine mire zanatin per te "bananizuar"nje vend, por hudheheqei largapames

duhet te shikoje limanin e sigurt dhe jo shkembin e pare qe shikon ne det.Topi eshte i djeguar politikisht sepse lojti karten e "nacionalizmit" me alete "socialiste"te cilet

nuk e kane per gje ta kthejne ne pacifizem dhe internacioanlizem politiken.Per inat te sime vjehre(Saliut) fjeti me mullixhiun(Ramen).Banderolat e medha kuq e zi

nuk sjellin perparim, por thjesht "tifozojne", ultrasit dhe Bamir Topi nuk ka bere asgje te sjelle arsyen. "Gjykatesit"nacioanliste eshte nje patente e zvenetuar shqiptare.

e si mund te jete topi me

e si mund te jete topi me deklarata teresisht internacionaliste frymezues apo udheheqes i akz?duket nga larg qe nuk i ben ai lloj kostumi.qendrimet e topit kane gjithmone te zhveshura nga fryma kombetare ashtu si qendrimet e pd-se e ps-se.e gjithe kjo behet me qellim te diskreditohet fryma kombetare ne shqiperi nga llumi ekzistues .topi me berishen kane vetem ndryshim personal apo qytetar por jo ideologjik

Add new comment