Topi ‘bën’ Presidentin; dhe distancohet nga lëvizja Kuq e Zi

Postuar në 07 Nëntor, 2011 12:45

Bamir Topi, gjatë një vizite në Gjirokastër, është kujdesur shumë të mos ‘komprometojë/ njollosë’ asnjë çikë statusin/vizitën e tij si kreu i shtetit. Një pyetjeje të bërë nga një gazetar, ku përmendeshin Berisha e Topalli në një sfond antagonist, presidenti Topi iu përgjigj, se “e rëndësishme është të angazhohem deri në ditën e fundit si President i Republikës, si Kryetar Shteti, për të promovuar dialog, harmoni, bashkëpunim shumë të mirë midis pushtetit vendor dhe pushtetit qendror, për të mirën e qytetarëve”. Edhe sikur ta peshosh me saktësi laboratorike, nuk mund të nxjerrësh nga kjo frazë asnjë grimë ngasje për të pickuar kryeministrin e kryeparlamentaren, të cilët nga ana e tyre nuk dinë t’i rezistojnë as ngasjes më të vogël në rrethana të ngjashme.

Me një vetpërmbajtje të programuar, ai ka vijuar në këtë linjë, kur është pyetur mbi problemet e raportuara lidhur me Censusin. “Në një vend demokratik është shumë e rëndësishme që të vlerësohen në mënyrë specifike të gjitha institucionet. Unë, si Kryetar i Shtetit, e kam inkurajuar regjistrimin e popullsisë. Patjetër, ky proces mendohet që të jetë realizuar në standardet e kërkuara. Por janë institucionet specifike që do ta thonë fjalën e tyre në momentin kur ato do të përpunojnë të dhënat”, është shprehur ai.

Për një kohë të gjatë është besuar (ende besohet), se frymëzuesi i Aleancës Kuq e Zi, e cila ka hedhur dyshime para dhe gjatë regjistrimit mbi gjithë procesin, ka qenë Presidenti. Dhe kështu, ai e ka shfrytëzuar këtë rast për t’u distancuar nga kjo lëvizje; ose për të fshehur faktin, që ai ka dorë në të.

M.N.

Comments

Submitted by Paul Tedeschini... (not verified) on

Pohimi i pare i Topit me pelqeu shume. Keshtu i takon te flase nji presidenti republike.

Per pohimin e dyte mund te tham se:

1-Po qe se asht distancue nga Aleanca Kuq e Zi, ai ka ba mire, sepse po per te njajten arsye, si president republike ai duhet te jete i pa anshem, i distancuem nga rrymat politike,

2-Po qe se ai e ka bere "për të fshehur faktin, që ai ka dorë në të", kjo do te ishte kulmi i pandershemrise si president republike.

Submitted by xhimi (not verified) on

Kam mendimin se Topi luan kungulleshkat,sepse nen ombrellen e tij disa "avukatuce"ngriten banderolen nacionaliste "A-K", ne nje heshtje te plote

u indoktrinua sidomos rinia me "shpresen" e ndryshimeve kombetare,urrejtes fetare,ndryshimeve te emrave shekullore,mosbesimin tek deklarimi

demokratik i bindjeve fetare te shqiptarit,te cilat ndihmuan shume nacionalistet e tjerre ballkanik, me te njejtin fjalor te kerkojne "padrejtesite" dhe te sjellin

ne axhente skelete te vulosur.Mbase Topin e kane  shtyre "fuqi"te cilat "perca e sundo" e dine mire zanatin per te "bananizuar"nje vend, por hudheheqei largapames

duhet te shikoje limanin e sigurt dhe jo shkembin e pare qe shikon ne det.Topi eshte i djeguar politikisht sepse lojti karten e "nacionalizmit" me alete "socialiste"te cilet

nuk e kane per gje ta kthejne ne pacifizem dhe internacioanlizem politiken.Per inat te sime vjehre(Saliut) fjeti me mullixhiun(Ramen).Banderolat e medha kuq e zi

nuk sjellin perparim, por thjesht "tifozojne", ultrasit dhe Bamir Topi nuk ka bere asgje te sjelle  arsyen. "Gjykatesit"nacioanliste eshte nje patente e zvenetuar shqiptare.

Submitted by po sikur (not verified) on

e si mund te jete topi me deklarata teresisht internacionaliste  frymezues apo udheheqes i akz?duket nga larg qe nuk i ben ai lloj kostumi.qendrimet e topit kane gjithmone te zhveshura nga fryma kombetare ashtu si qendrimet e pd-se e ps-se.e gjithe kjo behet me qellim te diskreditohet fryma kombetare ne shqiperi nga llumi ekzistues .topi me berishen kane vetem ndryshim personal apo qytetar por jo ideologjik

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.