PD po i mëshon rastit Barjaba, që t’i heqë audiencë denoncimit të Taulant Ballës për familjen e Kryeministrit?

Pse PD po investohet kaq shumë në rastin Barjaba? Mentor Nazarko, shkruan te Panorama sot se kjo i ngjan një “komedie banale parazgjedhore”. Ai nuk habitet që 3 media elektronike pranë qeverisë e trajtuan si lajm të parë, pra edhe më të rëndësishëm se krijimi i Komitetit kombëtar të diasporës. Nazarko shpreh habinë dhe deri diku pakënaqësinë që “nën trysninë e krijuar dhe nga kërkesa e drejtpërdrejtë e PD-së që PS të mbajë qëndrim, partia e të majtëve menjëherë u distancua nga familja politike Barjaba.” Një njeri me kontribute në vend, nuk mund të largohet si patate e nxehtë, për një krim ende të paprovuar në gjykatë mbi një vjedhje 238 dollarë.
Sipas Nazarkos, kjo është një tentativë e PD për të hapur një telenovelë që të eklipsojë atë të Familjes së Kryeministrit, të denoncuar së fundmi nga Taulant Balla.
“E kuptojmë PD-në, që nëpërmjet kësaj historie, mundësisht nëse shndërrohet në telenovelë, dëshiron të dalë nga telenovela tjetër që tregon zoti Taulant Balla për familjen e Kryeministrit. Po PS-ja, pse duhet të kompleksohet kaq shumë nga një histori individuale apo familjare e dikujt, faji i të cilit nuk është vërtetuar ende gjyqësisht?
Në fund, Nazarko pyet: “Pse ndonjë gazetë afër PS-së e ka pasqyruar me shumë zell gjithçka është botuar në dy portale lokale amerikane, pa reflektuar madje as përgënjeshtrimin e zotit Barjaba?”
k.c.
E plotë: http://www.panorama.com.al/2013/01/05/refleksione-per-nje-kronike-vjedhjeje/
Comments
“E kuptojmë PD-në, që
<p><strong>“E kuptojmë PD-në, që nëpërmjet kësaj historie, mundësisht nëse shndërrohet në telenovelë, dëshiron të dalë nga telenovela tjetër që tregon zoti Taulant Balla për familjen e Kryeministrit. Po PS-ja, pse duhet të kompleksohet kaq shumë nga një histori individuale apo familjare e dikujt, faji i të cilit nuk është vërtetuar ende gjyqësisht? </strong>Sepse PS me Edi Ramen ne krye nuk di te perballet me Berishen, eshte e thjeshte, e kane frike dhe pastaj thone se kane bere opozite. Opozite leshi.</p><p> </p>
rasti i barjabes apo
<p>rasti i barjabes apo barjabase nuk eshte me skandaloz por eshte me ordiner, me banal.</p>
Add new comment