“Pleshti” hyn në histori si askush tjetër më parë

Ashtu sic edhe pritej Lionel Messi është fituesi i Topit të Artë 2012. Cmimi iu dorëzua futbollistit në ceremoninë e zhvilluar mbrëmjen e së hënës në Zyrih të Zvicrës. Messi fitoi cmimin prestigjoz duke mposhtur dy kandidatët e tjerë, Ronaldo dhe Iniesta. Ky është cmimi i katërt radhazi për asin argjentinas që në 2012 theu edhe rekordin e golashënuesit më të mirë në një vit kalendarik, rekord ky që mbahej prej vitesh nga legjenda gjermane, Gerd Muller.
Ndërkohë, në garë për cmimin si trajneri më i mirë i 2012-ës ishin trajneri i Realit të Madridit, Jose Mourinho, ish-trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola dhe trajneri i Spanjës, Vicent Del Bosque. Del Bosque, që në 2012 rishpalli kampione europe Spanjën, triumfoi përballë dy rivalëve të tij. Në ceremoni u përzgjodh edhe skuadra e vitit e cila përbëhet: në portë, Kasijas, në mbrojtje: Dani Alves, Gerard Pique, Sergio Ramos, Marcelo; në mesfushë: Xavi Alonso, Xavi Hernandez, Andres Iniesta dhe në sulm Messi, Falcao, Cristiano Ronaldo.
Topi i Artë 2012 në futbollin për femra u diskutua mes futbollistes braziliane Marta dhe dy amerikaneve, Alex Morgan dhe Abby Wambach. Cmimin e fitoi amerikania Abby Wambach. Trajneri i vitit për futbollin femëror shkoi për suedezen Pia Sundhage, ish-trajnere e kombëtares së SHBA-së e cila mposhti në këtë garë Bruno Pinin të Francës dhe Norio Sasaki të Japonisë. Goli i shënuar nga Stoch, në sfidën mes Fenerbahces dhe Genclerbirligit më 3 mars të 2012 u përzgjodh si goli më i bukur. (TCH)
Add new comment