Nacionalizmi i Kryeministrit, Rama rreshton bëmat e turpit: abetarja, patatja, interkonjeksioni... dhe vetëm 1 gjë e hajrit, rruga e Kombit.

Në Asamblenë Kombëtare të PS (e cila nisi me një minutë heshtje në nder të Musa Skurës, oficerit të policisë që humbi jetën në krye të detyrës) Edi Rama i është kthyer nacionalizmit të Kryeministrit.
“Kryeministri kapet me dëshpërim pas fantazmës së nacionalizmit. Kreu i qeverisë po rrezikon ta transformojë rolin konstruktiv në rajon, po cënon bashkëpunimin me SHBA. Bashkimi i shqipatërve s’mund të bëhet përmes mjeteve të së shkuarës. Ideali i bashkimit të shqiptarëve si komb është në frymën e vet, por bota e sotme është një botë e re, me mjete dhe rrugë të reja. Shqiptarët kanë fituar beteja të rëndësishme, ajo për Kosovën e pavarur kulmon me dinjitet por është e fituar si një e drejtë për veten, por jo mbi ato nacinaliste, ndaj kanë gjetur dhe mbështetjen e ndërkombëtarëve.”
Rama e ka përkthyer thjesht strategjinë nacionaliste të Kryeministrit:
„I bëj apel kryeministrit, mos përzieni interesat e punëve të mëdha të kombit me interesat e mbajtjes së pushtetit personal. Ne kemi një plan të shpallur për të afruar shqiptarët në rajon. Kryeminsitri s’ka asnjë plan vec retorikës. Ne duam të punojmë pas 23 qershorit me qeverisë e Kosovës për cështjen e sigurimit, për sistemin e përbashkët në dy shtete, sovranitetit ushqimor, ofertën e përbashkët turistike. Ndërsa Kryeministri ç’bëri në 8 vite? Anulloi interkonjeksionin, bëri një abetare me gabime, luftë me pataten dhe u krenua me turistët e ardhur nga Kosova. Rruga e Kombit mbetet e vetmja gjë e hajrit” deklaroi Rama.
k.c.
Comments
Me ne fund po e pranon dhe
<p>Me ne fund po e pranon dhe zoti Rama qe rruga e Kombit eshte gje e mire. Se u moren me cdo gje ( jo pse u zgjodh ky variant, jo pse sbehet boshti i jugut me pare, jo pse u zgjodh bechtel, jo pse u be me tunel etj, etj) vetem e vetem ta paraqesnin si investim te gabuar.</p>
Nuk do kaluar ne paranoje por
<p>Nuk do kaluar ne paranoje por e kam te veshtire te pranoje arsyetimin se nje veper madhore si Rruga e Kombit eshte ndertuar pa nje korrupsion galopant aq me teper qe ne te kane futur duart thelle Saliu(babi i Gites) dhe Luli (shoku i Argites). Ne driten e zhvillimeve te fundit kur eshte pranuar dhe ne asnje rast nuk eshte mohuar egzistenca e "success fee" ndaj nje investitori me te cilin Familja nuk kishte asnje lloj konfidencialiteti mund te imagjinohet lehtesisht se si eshte ndare torta me turqit e Bechtel ENKA-s(ata dhe jo pakistanezet, te pakten per ne ballkanasit, kane qene historikisht mbartesit e virusit te rryshfetit).Ne kete pike te thuash qe eshte e hajrit me duket jashte kontekstit sepse çdo investim publik ne vetvete eshte diçka pozitive. Edhe demontimi i municioneve ishte diçka mjaft emergjente ashtu si dhe shitja e skrapit nga ish arsenali ushtarak i rregjimit komunist. Problemi qendron ne faktin se sa transparente behet nje investim dhe cili eshte i interesi publik i atij investimi. Nese nuk do te ishin kthetrat e korrupsionit do te duhej te debatonin vetem specialistet e mirfillte te fushes dhe "sherri" do te ishte vetem i natyres teknike se kush investim eshte me prioritar dhe atehere sulltan Saliut do t'i falej lehtesisht çdo lajthitje me tendece krahinore dhe mund te thoshim me plot gojen se ishte nje kryeminister i hajrit .......</p>
Add new comment