Ramush Haradinaj “pickon” analistët e Kosovës: janë argatë dhe shërbëtorë

Ramush Haradinaj ka dhënë njw intervistë për Zërin e Prishtinës, dhe intervista ka dalë siç pritej, dmth nervoze. Haradinaj është në negociata me Thaçin për krijimin e një qeverie të re, e cila – kështu thuhet se është rënë dakord mes palëve të interesuara – do të ketë për kryeministër Haradinajn. Disa analistë e komentatorë nuk e shohin me sy të mirë këtë lëvizje të shefit të AAK-së. Shumë syresh janë të idesë se “nëse ndodh kjo gjë, partia e Haradinajt do do dobësohet politikisht e elektoralisht në një plan perspektiv, s’ka gjë se ata janë duke rendur pas përfitimeve të momentit që mund të vinë prej pushtetit të marrë në tavolinë”.
Pikërisht këtë nënvizim ia bëjnë Haradinajt dhe gazetarët e Zërit, Adrian Çollaku e Jeton Llapashtica në intervistën në fjalë. Dhe i intervistuari përgjigjet me tone zemërake e idhnake. Ja përgjigja e tij fjalë për fjalë: “Shiko, në Kosovë sa u përket analistëve, plot janë bërë. Unë e di si është puna e analistëve, shumicës, edhe e di kush janë. Kryesisht janë argatë të dikujt, edhe shkojnë në bazë të agjendave të tyre. Por unë vetë udhëheq një parti, edhe unë vetë rri më shumë me njerëz se të gjithë këta analistë. Merre secilin prej tyre në Kosovë, e llogarite me sa njerëz kalon ai në ditë, i takon, ose rri, ose komunikon, edhe po ju tregoj unë me sa rri.”
E gjithë intervista mund të gjendet në linkun: http://www.zeri.info/artikulli/1/1/67155/nuk-jam-me-sikur-atehere/
M.N.
Add new comment