SHËNIM: Kultura e kompromisit në (dhe jashtë) një postimi në Twitter

Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fyle, që së shpejti viziton Tiranën ka postuar sot një mesazh në rrjetin social, Twitter, ku shkruan: “Zgjedhjet janë të rëndësishme, por nuk do të zgjidhin çështjet kritike: mungesën e kulturës së kompromisit dhe mungesën e përfshirjes”.
Fjalia e shkurtër lë vend (si përherë) për interpretime të shumta, veçanërisht për faktin që deri më tani është artikuluar disa herë rëndësia e procesit zgjedhor të 2013-s për hapat e mëtejshëm të Shqipërisë drejt unionit. “Mungesa e kulturës së kompromisit”? Po, padyshim. Komisioneri e sheh me të drejtë si çështje kritike, por kjo kulturë është qartësisht e dukshme; aq e dukshme sa nuk ka nevojë aq shumë për t’u theksuar sesa për të bërë të qartë se si mund të shkohet drejt saj. E para gjë që e themelon kulturën e cituar është që duhet të ketë dy palë të gatshme për kompromis. Që të jenë të gatshme, duhet të lëshojnë pe, të tërhiqen njëra më pak e tjetra më shumë, njëra një herë e tjetra, herën tjetër. Çfarë ka ndodhur deri tani? Kemi parë një opozitë që tërhiqet vazhdimisht dhe një pozitë që dikton vendimet e saj pa u tërhequr asnjë milimetër madje duke avancuar përherë e më shumë, deri në marrjen së fundmi të mandateve në tavolinë.
Si mund të arrihet pra kompromisi për tri ligjet? Duke detyruar opozitën të tërhiqet sërish me logjikën fëminore të votimit formal të tre ligjeve në një vend ku ligji shkelet deri në vrasje qytetarësh? Apo (në rastin konkret) duke i bërë të qartë Berishës që të heqë dorë nga marrja me dhunë e një pushteti në Fier, ku ai dhe partia e tij nuk janë votuar nga populli? Përse i bëhet thirrje vazhdimisht opozitës të tërhiqet në emër të një “interesi madhor” (që gjithsesi nuk mund të jetë i tillë nëse katandiset në një ftesë hipokrite për të bërë syrin qorr e veshin shurdh mbi atë që po ndodh) – por papritur ky “interes madhor” nuk e paska të njëjtë valencën kur vjen fjala për t’u tërhequr Berisha nga puçi mizerje i Fierit? Kush është baza dhe kuptimi i “kompromisit” në fund të fundit?
Një përgjigje e ka dhënë Skënder Gjinushi në një konferencë të sotme për shtyp, në të cilën citohet nga media të ketë thënë: "Veprimi i djeshëm (me mandatet në Kuvend) tregon qartazi se sa qesharake janë thirrjet, se gjoja Shqipëria është tre projektligje larg Europës, në një kohë kur në Shqipëri, nga kjo shumicë nuk zbatohet as Kodi, as ligji, as Kushtetuta, as vendimet e Gjykatave. Kjo tregon qartë se sa absurde janë të ashtuquajturat thirrje për kompromis apo konsensus, kur baza e cdo kompromisi në demokraci është zbatimi rigoroz dhe korrekt i ligjit". (a.thano)
Comments
jam dakord plotesisht!!

jam dakord plotesisht!! plotesisht !!! Z Fyle, mungese e kultures se kompromisit e thene drejte per se drejti do te thoni nenshtrim pa tjeter te opozotis. Sa here opozita ka hapur rruge maxhorances qeverisese per hire tuaj dhe nuk kemi asnje raste qe maxhoranca te kete kuptuar opoziten. Ne si qytetare shqiptare ju themi na lodhet me direktiva te shtrembera. O flisni sic eshte per te folur, ose na lini ne hallin tone, derisa ta mar ne dor vet populli kete punen e qelbesires qe kemi per kryeminister

Z.Thano me lejoni te bej une

Z.Thano me lejoni te bej une nje parashikim. Fule do vije dhe do ti kerkoj Rames, te votoj ligjet. Ky do ti thot te terhiqet Saliu nga Fieri (nese ia thot se as shtyll kurrizore per ti then kaq gje nuk ka). Por ta zem se i thot. Fyleja i thot dakord. Saliu dhe Fuleja i thon me pas Edi Rames dhe popullit te poshteruar opozitar bashkarisht: Voto ligjet dhe Fieri do zgjidhet. Ky voton ligjet dhe Fieri zgjidhet nje mut. Sapo te votohen ligjet, Saliu edhe do ta mar perpara Ramen (duke i then u terhoqe prap, mbajtje peng vendin 6 muaj etj etj), edhe Fierin nuk do ta leshoj. Nese me lejon zoti Thano ne emer te respektit qe kam per emrin tuaj dhe per kete faqe qe e lexoj perdite nga zyra, mendimi im tejet personal esht qe vet zoti Rama e di shum mire kete dhe do bej gjasme sikur nuk e di. Pra do hiqet sikur u be "kompromisi" (ky voton ligjet, ai leshon Fierin) kur ne fakt e di qe ky do votoj ligjet, por Fieri nuk do leshohet. Me von dalin "prioritete te tjera" dhe Fieri harrohet. Sajon Saliu plot lodra te tjera per te gjith.

Nejse, mua me vjen keq per shume njerez te mire si ju dhe zoti Nano qe me te drejte dhe me kosto te renda per veten rreshtoheni sot kunder nje qelbesire qe ka uzurpuar vendin dhe po ia thith gjakun, por ne fund.... Po e le me reticense. Nuk esht kjo rruga e largimit te Saliut. Nuk ka qene kurre dhe nuk ka si te jete. Ju ndoshta e dini me mire. Pershendetje per ju dhe per zotin Nano. N.U.

Perderisa ka shkruar nje

Perderisa ka shkruar nje koment te tille para ardhjes ne Tirane, esht fare e qart cfare do ndodh. Do ti kerkojn opozites te terhiqet nga Fieri. Me sa me kujtohet e kishte artikuluar si padashur ne nje shkrim para ca ditesh edhe nje njeri i afert me Ramen. Me siguri do terhiqet prap Edi Rama. A mjer ky popull thuaj

Kjo puna e Fyle-se me duket

Kjo puna e Fyle-se me duket si puna e Cez-it, dmth pune mes Berishes e Çekve, pasi perndryshe nga nje komisioner i larte i BE nuk mund te renditet asgje tjeter perpara zgjedhjeve te lira e demokratike. Sigurisht Fule mund te niset me deshiren e mire dhe nga ana tjeter mund t'i kete ardhur ne maje te hundes me shqiptaret, por kjo nuk do te thote se duhet hequr dore nga bazamenti i botes demokratike. Kjo nuk eshte si çështja e vezes dhe e pules.

Me sakte une do thoja jo si

Me sakte une do thoja jo si CEZ, por eshte "Krokodili numer 2", E mbani mend krokodilin z.Thano? ate lokalin ku darkuan europianet me Saliun dhe Edin? Do bejne sikur kane arritur kompromis. Rama do votoje, Fieri nuk do zgjidhet. Pra do ngjas si me greven e urise. Fitore e madhe - thirren dhe dolen nga greva. Por kutite nuk u hapen. U hapen vetem kur donte Saliu te vinte Lulin e bukur ne Bashki.

Add new comment