98 shtete nuk e njohin ende Kosovën. Durim, ka vende që nuk e dinë as ku ndodhet - thotë ambasadori britanik

Postuar në 18 Shkurt, 2013 04:22

Në përvjetorin e pestë të pavarësisë së Kosovës, ambasadori britanik, Ian Cliff ka thënë se “Kosovën deri me tani nuk e kanë njohur 98 shtete, sepse tek shtete si: Uganda e Nigeria edhe më tej disa çështje janë të paqarta”. Pavarësisht nga këto paqartësi, Cliff ka vlerësuar se procesi i njohjeve ka ecur mire. Citohet Cliff nga televizioni Ora News:

“Britania e Madhe ka lobuar dhe po lobon në vazhdimësi që sa më shumë shtete ta njohin Kosovën shtet i pavarur. Lobues të mëdhenj kanë qenë dhe mbesin edhe Franca, Shtetet e Bashkuara dhe partnerë tjerë ndërkombëtarë. Nuk duhet harruar që procesi i lobimit nuk është i lehtë, sepse ka vende si ato në Karaibe e të ngjashme, ku ndoshta as që e dinë se ku ndodhet Kosova. Pastaj sa ka lobim, ka edhe shtete, si Serbia që lobon kundër njohjes. Fuqia e kësaj të fundit në lobim ka rënë, megjithatë ajo ende ekziston… Në Kosovë gjatë pesë vjetëve të fundit janë bërë gjëra të mira, por ka ende shumë për tu bërë, sidomos në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit”. a.n.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.