Baze e quan Fevziun “Berisha qeros” dhe flet për një listë “jo përballë Berishës” që qarkullon në TV

Postuar në 01 Mars, 2013 04:14

Mero Baze ka komentuar intervistën e mbrëmshme të Edi Ramës përballë gazetarit të Klan Blendi Fevziu dhe ndër të tjera shkruan: “Debati ishte i tillë që detyroi gazetarin të shpaloste vetveten, ashtu siç është, i cekët, i përciptë, i pavëmendshëm, i paqartë, shtiracak, gënjeshtar, dhe servil. Dy herë të vetme që Fevziu është përballur me opozitarët e Sali Berishës, Ina Ramën dhe Edi Ramën, me pyetje të ofruara nga Berisha, të dyja herët ka provuar se jo vetëm që nuk kupton çfarë pyet, por nuk kupton as çfarë përgjigjet bashkëbiseduesi. Nuk ishte vetëm detaji i tre ligjeve, që Berisha akoma nuk ka mundur t’ia fusë në kokë Fevziut, e jo më 3 milion shqiptarëve që do t’i çojë në referendum, por gjithë ajo çfarë ai pyeste, ishte si një detyrë shtëpie e bezdisshme që ai kishte detyrë vetëm ta lexonte me zë të lartë. E gjithë kjo i dha debatit një shije formale si debat mes Ramës dhe Berishës qeros, por me rrethana lehtësuese për Ramën, pasi “Berisha” që kishte përballë, fliste çfarë donte Berisha i vërtetë, dhe jo çfarë dinte Berisha i vërtetë…”

Baze shkruan më pas se Berisha ka një listë thuajse publike të gazetarëve të njohur, me të cilët nuk pranon të përballet: “Këto lista janë të shpërndara në çdo televizion në formën e porosive, jo vetëm për Sali Berishën, por dhe për krerë të PD-së. Fjala vjen, askush prej zyrtarëve të lartë të PD-së nuk pranon të shkojë tek Ilva Tare, nuk pranon të ketë përballë Mustafa Nanon, Andrea Stefanin, dhe as që bëhet fjalë të jenë qoftë dhe në një restorant si ai i Agron Kuliçit në Dajt bashkë me mua rastësisht. Ka pasur prej tyre që kanë lënë dhe drekën dhe janë çuar kur i kam gjetur në restorant…” A.N

Comments

Submitted by Toni (not verified) on

Shokuese ne cfar vendi jetojme dhe nga kush drejtohemi. Nuk mund te gjesh fjale dhe ta konceptosh ne mendje normale kete llume skizofrenie qe eshte ngrihtur dhe vazhdone sote e kesaj dite te udheheqe pa asnje lloje principi dhe morali. E pa emagjinushme qe keto situata te ndodhin ne Greqine e tronditur nga kriza e jo me qe nuk diskutohet Gjermania e vendet nordike, qe duket sikur jane vite drite larg nesh. Turp.

Submitted by ILIRET (not verified) on

Si m.t u be Fevzo, para Rames.

-Ju pengoni futjen ne BE, zoti Rama. Perse nuk votoni tre ligjet?

-Cilet ligje? Pa thuaj pak kush jane tre ligjet?

-......!!!!!???? Mbeti Fevzo,nuk i dinte ligjet dhe ben cdo dite derr derr ne emisione e me shkrime, per gjera qe as e ka idene.

E shkaterroi fare, Rama.

Submitted by dritan (not verified) on

Baze kacurrelsi e quan Fevzon qeros ??? Ju ltm jepini nje pasqyre se mbase e kupton se nuk mund te komentoje as edhe nje zhabe per paraqitjen fizike !

Submitted by Dritan Shkaba (not verified) on

Mero Baze sigurisht e di se Qerosi eshte figure simpatike e folklorit,

dhe nuk ka si e dhuron kete simpati per Fevziun.

Mero e quan "Berisha Qeros" se Fevziu zbulon hapur, shfaq, zbath, heq masken

e lojes se fshehte te Berishes. Psh, sapo Blendi ftoi per bisede Ed Selamin,

u muar vesh se Selami ishte ftuar prej Berishes!

Por edhe merua kot merret me fevziun: s'ka qeros ne bote qe ta nxjerr Blendin

gazetar te pavarur. Ai edhe ne Greve te urise ka hyre si i varur!

Submitted by Shen Kozmai (not verified) on

Nuk eshte problem qerosesh,por Rama ishte shume i dobet per te shpjeguar programin ekonomik dhe reformen fiskale te PS dhe kam pershtypjen qe askush ne PS nuk di te thote asgje konkrete se cfare do bejne me taksat dhe me punesimin,sa do paguajne individet,sa do  paguajne bizneset e vogla,po bizneset e medha,si do jete progresiviteti,sa do jete niveli i poshtem i te ardhurave qe nuk do paguajne taksa,si do trajtohet shtresa e mesme dhe e pasur  etj etj?

Eshte e vertete qe njerzve u ka ardhur ne maje te hundes pushteti i berishes por nuk besoj se do votojne masivisht nje PS kaq konfuze.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.