I dyshuari Arben Frroku, mohon të ketë njohje me Ramën dhe deklaron se është demokristian i pastër!

Biznesmenit Arben Frroku i është komunikuar sot në gjykatën e Selanikut ekzistenca e një urdhër-arresti ndërkombetar në lidhje me akuzën e vrasjes së ish-shefit të Komisariatit nr 6 në Tiranë, Dritan Lamaj, njofton Balkanweb, ndërsa ai është shpallur i pafajshëm për sasinë e drogës që iu gjet në hotel gjatë arrestimit. Vendimi që e mban në arrest për 40 ditë derisa të vijë dosja, u dha sot pasi ai u njoh me akuzat, gjatë seancës që zgjati disa orë, në një gjykatë të Selanikut.
Lidhur me foton me kryepolicët, Frroku theksoi se ka shumë njohje si në politikë, polici e biznes, por përjashtoi të ketë njohje me kreun e PS, Rama. Në këtë mënyrë Frroku hodhi poshtë deklaratat e bëra një ditë më parë nga Ministria e Brendshme që deklaronte se Rama i ka propozuar ta bëjë deputet.
“Nuk kam asnjë lidhje me Ramën, unë jam demokristian i pastër” theksoi Frroku, cituar nga Balkanweb..
Pastaj, se me kë janë demokristianët në koalicion, Frroku mund të mos e dijë, kaq shpesh sa ndërron krah partia.
k.c.
Comments
"..... unë jam demokristian i

"..... unë jam demokristian i pastër” theksoi Frroku" ?!?

Tamam se edhe ne itali keto

Tamam se edhe ne itali keto demokristianet ishin mafioz, narkotike dhe pushtetare......

demo-kallash

demo-kallash

Add new comment