A ka sens përurimi i portalit të plotësimit të formularëve A1 dhe A1Z të maturës nga vetë Kryeministri?

Postuar në 02 Mars, 2013 05:38

 

Që fushata bëhet duke përuruar vepra të reja e të reja, ose dhe të pambaruara, ky tashmë është “stil i vjetër”. Por, nganjëherë arrihet deri në grotesk. Me dëshirën për të përururuar non-stop, ai ka përuruar dhe një... portal të plotësimit të formularëve A1 dhe A1Z për maturantët!! Që, ndër të tjera është projekt dhe financim i BE!

 “Sot ne bëmë inaugurimin e aplikimit të maturantëve, të plotësimit të formularëve A1 dhe A1Z në portalin e qeverisë, e-albania. Ju garantoj ju se dora-dorës në këtë portal do të ofrohen qindra e qindra shërbime të administratës shtetërore...” Dhe më pas, vijojnë mrekullitë e qeverisjes dhe vizionet:

“nuk do të lëmë përpjekje pa bërë, nuk do të lëmë projekt pa zbatuar që të kapim çatinë e botës sa i përket moshës dixhitale dhe në mënyrë që qytetarët të marrin shërbimin më të shpejtë, më transparent dhe të fitojnë kohën më maksimale”.

“Pak vite më parë pranimet në universitete ishin panairi i korrupsionit. Së pari, në universitete pranoheshin jo më shumë se 1/5 e maturantëve dhe së dyti kryej batërdia nëpërmjet ndërhyrjeve. Sot ka zero ndërhyrje”

“Përdorimi i telefonisë celulare ka njohur një shumëfishim, nga 48 përqind në vitin 2006 është sot 187 përqind, një nga nivelet më të larta...”

Etj.

k.c. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.