Shuhet Van Cliburn, pianisti i vetëm amerikan që fitoi një konkurs në Moskë gjatë Luftës së Ftohtë

Pianisti klasik Van Cliburn ka vdekur disa ditë më parë në moshën 78 vjeçare. Në vitin 1958, Van Cliburn mori menjëherë famë botërore kur fitoi Konkursin Ndërkombëtar Çaikovski në Moskë. Që një amerikan të fitonte një konkurs në Moskë gjatë Luftës së Ftohtë ishte një ngjarje e bujshme për kohën. Kur u kthye në Shtetet e Bashkuara, kompania RCA Records nxori në shitje albumin e parë të Van Cliburnit, që përmbante edhe pjesën fituese. Ajo fitoi edhe çmimin Grammy dhe u shit në më shumë se 1 milion kopje, duke e bërë Cliburnit artistin e parë amerikan, që fitonte këtë statujë që me albumin e parë. Cliburn ka edhe rekorde të tjerë: Ai filloi të studionte piano që kur ishte 3 vjeç dhe mori pjesë në Simfoninë e Hjustonit që në moshën 12 vjeçare. Ishte fitues i disa prej medaljeve më të nderuara të Amerikës, mes tyre medalja e nderit e Qendrës Kennedy, Medalja Presidenciale e Lirisë, Medalja Kombëtare e Arteve dhe çmimi Grammy. Doli për herë të fundit në publik shtatorin e kaluar. a.n.
Comments
E, Nuk ja kisha iden se kush
<p>E, Nuk ja kisha iden se kush eshte Vani, po ju them qe jam kaq i rrumullum sa qe kom lexu tre her shkrimin e Zaloshnjes ene nuk jam i ftillum. asgjo hic. E futa vanin ne google dhe u informova. Hafmet i past shpirti njeriu i modh. rrofsh o nano artisti qe si metoret e rastesishem na freskon me i cik art.</p>
Add new comment