Një anektodë e treguar nga Klosi mbi thyerjen e embargos nga Berisha

Berisha është akuzuar qysh në krye të herës për thyerjen e embargos për Jugosllavinë në fillim të viteve ’90, kur ish President i Republikës. Për vite të tëra ai nuk dha një version të vetin lidhur me këtë fakt. As nuk e kundërshtonte (ndonëse shkelja e embargos ishte një gjë e dokumentuar nga shumë drejtime; Pëllumb Kulla, ish ambasador i yni në OKB, kujtonte këto ditë me anë të një shkrimi presionin që i bëhej ato kohë në New York), as e konfirmonte. Derisa një ditë prej ditësh e pranoi. Madje dhe e legjitimoi në mënyrën e vet. “E kam bërë për qëllime patriotike”, tha. “E kam bërë që kosovarët të mos vuanin nga të ftohtit”.
Janë të shumtë ata që kanë bërë ironi me këtë justifikim, por reagimi më i lezetshëm ka ardhur nga një kosovar. Për të flet Fatos Klosi në një intervistë në Ditën e sotme, por pa ia pëmendur emrin. Kur Berisha e nxorri këtë xhevahir nga goja, “unë isha tok me një kosovar; ky i fundit qeshi, dhe tha: i doli huq; 90% e kosovarëve ngrohen me dru”.
Re.Pu.
Add new comment