Pedofilia politike frymëzon atmosferën abuzive - thotë Dragoti dhe shton për mediat: Deformimi i tyre, pjesë e manipulimit

Postuar në 25 Mars, 2013 04:11

Natyrisht, eshte nje atmosfere kaosi dhe lirie kriminale qe frymezon pikerisht te korruptuarit, abuzuesit, mashtruesit, vjedhesit, vrasesit dhe kriminelet. Te gjithe keta kane pushtet formal dhe informal dhe mbrohen nga institucionet qeveritare dhe te drejtesise. Kur politikanet e sotem ne pushtet ka kohe qe kerkojne te bejne per vete votuesit e rritur duke joshur femijet e tyre, shkojne ne shkolla duke bere oferta abuzive per femijet nese i sherbejne Partise Demokratike, madje duan te cojne femijet ne kutine e votimit, qe te manipulojne me lehte pafajesine feminore, - ështe nje lloj pedofilie politike qe frymezon gjithe atmosferen e pergjithshme abuzive…” - thotë Edmond Dragoti në një intervistë botuar sot në të përditshmen DITA.

Pyetjes pasuese mbi atë fushatë në shkolla të S.Berishës (Dragoti ishte ndër të paktët që ngritën zërin): “Si është e mundur që vetëm ju dhe ndonjë zë tjetër patën reagime në lidhje me këtë ngjarje ndërsa heshëtn një numër i madh shoqatash dhe organizatash që thonë se merren me mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve?” – psikologu i njohur i përgjigjet ndër të tjera:

“Jo te gjitha shoqatat jane abuzive, disa prej tyre jane aktive dhe reagojne ndaj fenomeneve te tilla, por zeri i shoqerise civile shtypet dhe denigrohet nga sistemi politik qeveritar. Deformimi i medias dhe i shoqerise civile eshte pjese e manipulimit dhe shtypjes qe i behet zerit te lire...”

Lidhur me reagimin e institucioneve ndaj rastit të fundit të pedofilisë, Dragoti thotë: Institucionet e drejtesise, dhe ketu kam parasysh gjykaten dhe prokurorine, por edhe policine, gjate gjithe historise pedofilike te te arrestuarit kane treguar paaftesi totale, madje injorance profesionale, kulture biznesi antisocial, kanë vepruar pa ndjesine e duhur te drejtesise sociale. Eshte e patolerueshme qe te denosh nje pedofil me nje gjobe te rendomte, dhe ti besh dhurate shoqerise nje molester dhe vrases femijesh. Mendoni sa e ekspozuar dhe e rrezikuar eshte shoqeria jone nga drejtesia dhe policia shqiptare”a.n.

Comments

Submitted by Mediatori (not verified) on

<p>Bravo Dragoti.</p>

Submitted by Artan (not verified) on

<p>Dragoti gjithemone korrekt, i sakte dhe profesionist. Me nje gjykim racional, i ben me dije shoqerise shqiptare rrezikun qe i kanoset asaj nga kjo pedofili politike e peshtire dhe e rrezikeshme.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.