Nuk kam ikur nga opozita, po të vij puna për të ikur, nuk iki si kaçak - thotë Preç Zogaj

“Nuk është thënë gjëkundi nga unë se kam ikur nga opozita. Po të vijë puna për të ikur, bëj deklaratë shtypi, nuk iki si kaçak. Po sqaroj me zotin Rama tri-katër çështje, kështu kam thënë”. Ky është një reagim i Preç Zogajt sot në të përditshmen DITA lidhur me zërat për largimin e tij nga opozita. Këto zëra u amplifikuan pas një interviste në shtyp ku pyetjes: “Si do ta prisnit ju një ftesë për t’u rikthyer në PD?- Zogaj iu përgjigj ndër të tjera: "Me falënderim, sigurisht. Por nuk shtrohet çështja për t’u ftuar në kuptimin protokollar të fjalës. Sa kohë që dera është e hapur, ftesat janë pa sens. Vendimi për t’u bashkuar apo ribashkuar me një parti është një çështje e bindjeve politike dhe njëherësh e vlerësimit të gjendjes, e stadit të demokracisë së brendshme atje, e tjerë e tjerë. Rikthimi im në PD, pavarësisht nga nostalgjia e kuptueshme, nuk mund të shmangë këtë vlerësim..."
Por DITA boton nje reagim të Zogajt dhënë dje kryeredaktorit Thano, ku për ata që i kanë interpretuar tekste si i mësipërmi si largim të Zogajt nga opozita, ai thotë: "Kanë rënë viktimë e telefonit të prishur". a.n.
Foto LSA: Zogaj në familjen e Aleks Nikajt një nga 4 të vrarët e 21 janarit
Add new comment